Një nga gjërat më të mira kur jeni një profesionist i ri është numri i pakufishëm i mundësive që ju ofrohen. Sidomos për profesionistet që janë në fazat më të hershme të karrierës, ka kaq shumë mundësi të disponueshme – kaq shumë industri dhe interesa që mund të shfrytëzoni potencialisht.
Mirëpo, në të njëjtën kohë për profesionistet e rinj mundësitë e shumta mund të jenë mjaft dërrmuese. Sepse pyesin veten “Cili drejtim është i duhuri për të marrë?
Në anën tjetër, disa njerëz argumentojnë se puna juaj e parë nuk ka shumë rëndësi. Megjithatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi që në fillim të të 20-ave rrugët që marrim ndikojnë në një periudhë më të gjatë. Kjo është arsyeja pse, para se të merrni ndonjë vendim të madh, ia vlen të ndaleni të mendoheni dhe të bëni një plan më strategjik.
Karriera është një maratonë e gjatë, jo një vrapim i shkurtër. Rekomandohet që të filloni duke bërë këto katër zgjedhje për të arritur suksesin gjatë gjithë udhëtimeve profesionale.
Punoni në kompani që ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë profesionale
Ka këshilla shumë të mira se si të bëni një CV më profesionale. Megjithatë, problemi qëndron te paraqitja e atyre aftësive të shkruara në CV dhe interpretimi i tyre tek punëdhënëi. Punëdhënësit e kanë shumë të vështirë të besojnë suksesin tuaj pasi të punësoheni.
Andaj, që të dalloheni nga të tjerët dhe të krijoni një reputacion edhe më të fortë është mirë të keni edhe disa emra të markave të njohura në CV-në tuaj. Veçanërisht nëse doni të konkurroni në pozita ekzekutive ose udhëheqëse më vonë.
Çfarë do të thotë saktësisht me “marka”? Këto janë kompani për të cilat njerëzit në industri kanë dëgjuar më shumë. Nuk janë domosdoshmërisht organizata të mëdha dhe të pakapshme si Apple, Amazon ose Google (ku norma e pranimit është thjesht 0.2%). Kjo këshillë është më e gjerë dhe më reale: Shikoni organizata që njerëzit në profesionin tuaj, ose në punën tuaj të ëndrrave të ardhshme, ndoshta do t’i njohin dhe kanë marëdhënie pozitive.
Për shembull, nëse punoni në fushën e IT-së, është më mirë të jesh në një kompani e cila ka ambient pune më të ngrohtë sesa të jetë vetëm një kompani inovative me ambient konsumues. Gjithashtu, nëse punoni në marketing, duket më mirë të keni përvojë në një kompani që përballet me konsumatorin sesa të keni kaluar pesë vjet në një kompani e cila i jep fokus teknologjisë.
Kur përqendroheni në role në një industri që vlerësojnë llojin tuaj të veçantë të punës, rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit do të supozojnë – me të drejtë apo jo – që keni mësuar nga më të mirët, ose nga njerëzit në një organizatë ku aftësitë tuaja janë shumë të larta të vlerësuara dhe të rëndësishme për biznesin.
Zgjedhni të punoni me njerëz të cilët i dëshironi në rrjetin tuaj.
Shumica e punëve gjenden përmes rrjeteve. Në fakt, një studim i kohëve të fundit zbuloi se kjo ndodhë 85% të kohës. Rrjetëzimi vjen nga ndërtimi i marrëdhënieve: të punosh me njerëz, të jesh i dobishëm për njerëzit në rrjetin tënd dhe të qëndrosh në kontakt. Para se të zgjedhni ndonjë rol të ri (qoftë i pari, i dyti apo i treti), është një ide e mirë të shikoni se kush do të jetë në ekipin tuaj, pasi këta njerëz mund të bëhen kontakte dhe referenca të rëndësishme për ju.
Punoni me njerëzit më të mirë që mundeni: njerëz që kanë përvoja mbresëlënëse, njerëz me një histori suksesi dhe njerëz me të cilët keni një kimi të mirë dhe mund ta shihni veten duke mbajtur kontakt për një kohë të gjatë. Lidhuni me bashkëmoshatarë që janë aq ambiciozë sa ju dhe do të mendojnë për ju kur të shfaqen mundësi në të ardhmen.
Si ti gjeni këta njerëz?
Ndonjëherë do të jetë intuitive. Gjithmonë do të ketë bashkëpunëtorë të caktuar me të cilët lidheni menjëherë për shkak të vlerave ose qëllimeve të përbashkëta dhe këto marrëdhënie zakonisht kanë potencialin të zgjasin më gjatë. Kur bëhet fjalë për menaxherin tuaj, kërkoni drejtues që kanë një histori të mirë me njerëzit në rrjetet e tyre. Shpesh, ky mund të jetë një menaxher që ka sjellë një ish-punonjës në ekipin e tyre pasi ka ndryshuar rolet ose kompanitë. Fakti që ata kanë qëndruar të lidhur sugjeron që ata e vlerësojnë besnikërinë dhe janë të gatshëm të mbështesin njerëzit në udhëtimet e tyre në karrierë.
Kërkoni mundësi për tu rritur
Nëse jeni një punonjës ambicioz, mund të jeni të etur për tu rritur në pozitë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por ka raste kur është më e dobishme të bëni një lëvizje më të ngadalshme që lidhet me rolin tuaj aktual dhe pak jashtë zonës tuaj të rehatisë. Dekada e parë e karrierës suaj është një kohë e shkëlqyeshme për të ndërmarrë rreziqe, për të ndërtuar aftësi më profesionale dhe për të zhvilluar aftësi më teknike.
Për shembull, nëse punoni në marketing dhe keni një mundësi për të bërë një lëvizje në shitje, mendojeni atë si një mënyrë për të fituar aftësi në një fushë të ngjashme. Njëkohësisht, nëse punoni në sektorin e shitjeve, ku marka dhe zhvillimi i produktit janë kritike, merrni parasysh të kaloni ca kohë në një pozicion marketingu për të marrë një perspektivë më të mirë se si aktivitetet e marketingut i kthejnë produktet në të ardhura.
Kërkimi për të rritur vetveten profesionalisht mund të duket e frikshme në fillim, por mos harroni se të gjithë duhet të përjetojmë sfida, madje edhe dështime, para se të ndërtojmë qëndrueshmëri, të mësojmë dhe të zhvillojmë aftësi të reja dhe më të mira. Përkundrazi, më mirë ta bësh këtë më herët në karrierën tënde, kur gabimet janë më pak të dukshme dhe kur ka shumë kohë për të mësuar nga gabimet e tua dhe për të dalë më mirë për të.
Nëse përdorni disa nga punët e para për të kuptuar thellë rolet dhe departamentet që ekzistojnë brenda sektorit tuaj – dhe mënyrën se si ata punojnë së bashku për të përmbushur qëllimet e tyre kolektive – ju do të jeni një kandidat më konkurrues për rolet e udhëheqjes.
Sapo të kaloni në një rol të lartë, ju do të keni më pak përgjegjësi “mbi duart” dhe të mbikëqyrni më shumë punonjës që bëjnë këtë. Kjo është kur do të hyjnë në lojë ato njohuri themelore që keni ndërtuar. Do të duhet të dini se si funksionojnë skuadra të ndryshme, si dhe çfarë u nevojiten nga ju si drejtues për të bërë mirë punët e tyre.
Mos u shpërqendroni nga “Shortcuts” apo rrugët e shkurtëra
Ka shumë ide se si mund ta “shkurtoni” punën e vështirë mirëpo nuk duhet ta bëni këtë kur doni të fitoni përvojë të mirë dhe për të ndërtuar rrjetin tuaj me kalimin e kohës. Disa njerëz sugjerojnë të përqendroheni në “markën tuaj personale” duke bërë përmirësime në CV tuaj dhe duke pasur kujdes të shtuar në media sociale. Të tjerët sugjerojnë marrjen e rrugës me hapa të sigurt për një rrugë të shpejtë deri në majë.
Këto dy sugjerime duhet mbajtur në mend.
Së pari, kur bëhet fjalë për markën personale, mos harroni se njerëzit mund të shohin përmes një syri kritikues. Kur promovoni veten, duhet të jeni të vërtetë, menaxherët e punësimit do ta shohin këtë.
Së dyti, kur bëhet fjalë për fillestarët, mos harroni se ka patjetër kompani të shkëlqyera atje, por ndjekja e një roli fillestar është një vendim me rrezik të lartë, me shpërblim të lartë. Edhe nëse jeni me fat sa të hyni në profil tjetër tjetër, do të ketë orë të gjata, shqetësime për dështim dhe shumë presion. Para se të pranoni një rol, sigurohuni që të bëni shumë pyetje në lidhje me biznesin dhe planet e tyre të ardhshme. Shikoni përvojën e ekipit menaxhues për të parë nëse jeni të sigurt në aftësitë e tyre drejtuese. Nëse shihni ose dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen, atëherë mendoni dy herë.
Kur bëhet fjalë për role më të mëdha që vijnë më vonë në karrierë, punëdhënësit janë të zgjuar dhe selektivë. Kjo është kur ata mbështeten në fuqinë e markave të korporatave dhe referencat nga njerëz të njohur për të ndarë kandidatët me përvojë të verifikueshme.
Mënyra më e mirë për të siguruar këto role të profilit të lartë është të aplikoni në punë tani: Rritni aftësitë tuaja, merrni përgjegjësi dhe punoni në kompani dhe me njerëz që do të rrisin vetëbesimin tuaj.
Lexoni artikullin origjinal këtu!