Cilat janë shenjat që ka ardhë koha me ndryshu karrierën?

Në fillim të karrierës, shumica prej nesh ndihen të ngazëllyer për çdo detyrë, sfidë apo projekt. Por nëse ndjen se çdo mëngjes të mungon motivimi për të filluar ditën, ose puna të duket vetëm si një detyrim për të paguar faturat – kjo është një shenjë e qartë.

Në një botë pune që po ndryshon çdo ditë, karriera nuk është më një rrugë e drejtë dhe e pandryshueshme. Shumë profesionistë gjatë jetës së tyre përballen me momente kur ndihen të pasigurt, të lodhur ose të pashpirt në atë që bëjnë çdo ditë. Por si e kupton që nuk është thjesht një fazë kalimtare […]