fbpx

Me rritjen e punës në distancë si shkak i pandemisë COVID-19, numri i personave të cilët dëshirojnë të punojnë si freelancer është rritur më shumë se kurrë. Por, ky fenomen ngrit pyetjen…Cilët janë hapat e duhur për të filluar punën si freelancer?

Fatmirësisht, sot është më lehtë të bëhesh freelancer se kurrë më parë. Më shumë se 57 milionë amerikanë u bënë freelancers në 2019-ën, dhe tendenca vazhdon të rritet me më shumë se 50% të Gen Z që vendosin të fillojnë freelancing. Poashtu, kompanitë kanë filluar të jenë gjithnjë e më të rehatshme me punësimin e freelancers sesa punonjësve tradicional.


Shumë punë mund të bëhen nga distanca dhe kompanitë nuk kanë nevojë të ofrojnë të njëjtat përfitime financiare ose shëndetësore për freelancers. Le të flasim se si mund të filloni vetë një karrierë si freelancer shumë shpejt dhe me pak para.

Hapi 1: Ndërtoni një rrjet

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontaktoni me çdo person që keni njohur ndonjëherë dhe t’ua tregoni vendimin tuaj. Komunikoni fushën në të cilën do të punoni dhe se jeni të gatshëm të pranoni projekte menjëherë.
Pse të deklaroni se jeni të gatshëm të pranoni projekte menjëherë?
Tre arsye:

  • krijimi i përvojës,
  • kontakteve, dhe
  • referencave.

“Ndërtimi i një rrjeti dhe gjetja e punës janë dy anë të së njëjtës monedhë.”
– Jon Norris, ekspert i freelance

Hapi 2: Përpiloni një plan

Kurrë mos e nënvlerësoni kohën për të planifikuar.


Pro Tip: Sigurohuni se karrierën tuaj si freelancer e filloni me gjysëm orari.


Të jipni dorëheqje nga puna juaj me orar të plotë pa pasur disa projekte në proces është vendim i nxituar. Puna freelance është shpeshherë a paparashikueshme dhe jo-stabile, sidomos në fillim, kështuqë merrni kohën e duhur për të planifikuar se si do të ndërtoni rrjetin e klientëve para se të lini punën.


Plani i parë duhet të përshijë: kërkesat financiare, qëllimet fillestare dhe si mund të përkthehen këto në punë. Poashtu, shërbimet tuaja, çmimet e tyre, burimet më të mira për gjetje të klientëve etj.


Vendosni një objektiv të ardhurash për muajt e parë.
Nëse keni fatura të menjëhershme për të paguar apo edhe borxh, duhet të keni një kuptim të plotë për atë objektiv të të ardhurave, në mënyrë që t’i mos gërmoni vetes një gropë më të thellë.
Ju mund të mos keni mundësi ta arrini atë numër në muajin e parë, por njohja e qëllimit tuaj të të ardhurave do t’ju ndihmojë ta arrini atë sa më shpejt që të jetë e mundur.


Hapi 3: Caktoni aftësitë të cilat do t’i ofroni si freelancer


Hapni një spreadsheet të thjeshtë. Në kolonën e parë filloni të renditni çdo aftësi individuale që ju bie në mend. Mendoni për disa nga punët tuaja të fundit: për çfarë po paguheshit në ato kompani?

Nëse ato role kërkonin kreativitet ose përdorim të një softueri specifik, ka edhe më shumë gjasa që dikush të jetë i gatshëm t’ju paguajë ju në vend se të marrë kohë për ta fituar vetë atë aftësi.
Disa shembuj të softuerit mund të jenë Adobe Photoshop, Figma, Sketch, Microsoft PowerPoint, Microsoft Excel, etj.


Hapi 4: Definoni klientët tuaj idealë


Pasi të keni identifikuar aftësitë që do të jenë më fitimprurëse dhe të kënaqshme për ju, është koha të mendoni se kush do t’ju paguajë për t’i zbatuar ato.
Shumë freelancers të rinj e kapërcejnë këtë hap!
Ata fillojnë të punojnë freelance dhe kanë aq frikë nga humbja e klientëve, saqë marrin këdo që u ofron ndonjë shumë parash për të bërë diçka.


Mendoni për aftësitë me të cilat keni zgjedhur për të filluar punën si freelancer. Kush ka nevojë për këtë lloj ndihme? Dhe me kë do të dëshironit të punonit që ka nevojë për atë lloj ndihme? Cilat janë problemet me të cilat përballen?


Ndoshta është një biznes e-commerce që ka nevojë për një webfaqe më të bukur.
Ose ndoshta është një autor/shkrimtar që është aq i/e zënë sa që nuk ka kohë për të menaxhuar rrjetet sociale.


Hapi 5: Paketoni aftësitë tuaja në një ofertë shërbimi


Definimi i aftësive tuaja ishte vetëm hapi i parë i fillimit të karrierës si freelancer – më pas do t’ju duhet t’i shitni ato.


Si do t’i përdornit ato aftësi për dikë tjetër? Cili është shërbimi që ofroni me ato aftësi?


Të shkruarit është aftësi, kurse shkrimi i emails është shërbim.
Programimi është aftësi, kurse krijimi i aplikacioneve mobile është shërbim.


Për të shitur aftësitë tuaja, duhet të mendoni se si mund t’i prezantoni ato si shërbime.


Listë e shërbimeve më të shpeshta të freelancers:

  • Copywriting
  • Dizajn Grafik
  • Asistencë Administrative
  • Fotografi
  • Zhvillimi i webfaqeve
  • Kontabiliteti
  • Analiza e të dhënave
  • Marketingu i rrjeteve sociale
  • SEO
  • Përkthimi ligjor etj.


Hapi 6: Krijoni një portofol për të shfaqur aftësitë tuaja


Çdo klient, sado që mund të jeni i/e talentuar, ju punëson vetëm nëse ju beson.
Mënyra më e mirë për të krijuar besim me një klient të ri kur filloni si freelancer është duke treguar shembuj të punës së kaluar që janë të ngjashëm me punën për të cilën ata po mendojnë t’ju punësojnë.


Mendoni se kë do të punësonit ju po të ishit në pozitë të një klienti: një dizajner grafik që mund t’ju tregojë 10 logot e tyre të kaluara apo një dizajner grafik që nuk mund t’ju tregojë as edhe një?

 

Çfarë duhet të përfshini në portofolin tuaj kur filloni punë freelance?


Shembujt e punës së portofolit tuaj duhet të përputhen me shërbimet që po ofroni.
Nëse dëshironi të krijoni webfaqe me Shopify, mos e mbushni portofolin tuaj me webfaqe të WordPress-it.


Përfshini vetëm ato punë për të cilat jeni me të vërtetë krenarë. Në këtë situatë, kualiteti vlen më shumë se kuantiteti – përfshini vetëm projektet tuaja më mbresëlënëse.


“Por çka nëse nuk kam ndonjë shembull për ta përfshirë në portofol?”


Nëse nuk keni shembuj të punës që keni bërë në të kaluarën, mendoni për çdo punë falas që keni bërë për veten ose dikë tjetër.
A ka ndonjë gjë që keni bërë që mund ta tregoni si shembull të aftësive tuaja, edhe nëse nuk jeni paguar për të? Nëse jo, atëherë alternativa juaj më e mirë është të filloni të ndërtoni shembuj.
Krijoni diçka për veten tuaj, bëni punë pa pagesë për dikë që njihni, apo edhe punoni në ndonjë projekt fiktiv për një kompani në të cilën nuk punoni. Shikoni listën e klientëve të ëndrrave tuaja: nëse do t’ju punësonin, si do të dukej puna juaj?


Përderisa nuk pretendoni se dikush ju ka paguar kur nuk ju ka paguar, projektet fiktive për kompani reale mund të jenë elemente tepër të fuqishme të portofolit tuaj.


Hapi 7: Zhvilloni një strategji për gjetjen e klientëve


Ekzistojnë tre strategji kryesore që duhen marrë parasysh për gjetjen e klientëve të rinj kur filloni të punoni freelance:

  • Puna direkt me klientët
  • Puna si nënkontraktor
  • Përmes faqeve për gjetjen e punëve freelance
Puna direkt me klientët


Të punosh drejtpërdrejt me klientët është forma më e pastër e freelancing – dikush ka një problem, ata të paguajnë për ta zgjidhur atë dhe nuk ka njerëz apo platforma të tjera të përfshira përveç jush.


Puna si nënkontraktor


Nënkontraktimi është kur një biznes lidh një kontratë me një klient dhe krijon një kontratë të dytë me dikë tjetër për të përmbushur kontratën e parë. Në vend që të krijoni shumë marrëdhënie individuale me klientët, mund të krijoni disa marrëdhënie strategjike me agjenci më të mëdha krieative dhe t’i lini ata të merren me gjetjen e klientëve.


Përmes faqeve për gjetjen e punëve freelance


Faqet e tilla e bëjnë shumë të lehtë gjetjen e klientëve të rinj kur filloni të punoni si freelancer.
Nga njëra anë, ato ndërtojnë një rezervë talentesh freelance (ju) dhe nga ana tjetër ofrojnë një platformë që klientët të publikojnë punë për ato talente.


Disa platforma për gjetjen e punës freelance:

  • Upwork
  • Fiverr
  • Flexjobs

Hapi 8: Tejkaloni pritshmëritë e klientëve


Mënyra më e mirë për të gjetur klientë afatgjatë është t’i lini ata të kënaqur me punën tuaj. Mënyra më efektive për ta bërë këtë është të jepni rezultate që shkojnë përtej pritshmërive të tyre.


Për shembull:


Nëse jeni punësuar si shkrimtar blogu për një projekt freelance me artikull 1000 fjalësh, tentoni të shkruani artikullin me 1100 ose 1200 fjalë dhe përfshini një dizajn unik për header të blogut. Pa pagesë shtesë.
Në këtë mënyrë ju i jepni klientit tuaj përshtypje të mirë për ju, dhe ai mund jo vetëm t’iu punësojë sërish, por edhe t’iu rekomandojë tek kolegët apo bashkëpunëtorët e tyre.


Për të përmbledhur hapat që kemi mbuluar:
  1. Ndërtoni një rrjet
  2. Shkruani planin e biznesit
  3. Caktoni aftësitë do t’i ofroni si freelancer
  4. Definoni klientët tuaj idealë
  5. Paketoni aftësitë tuaja në një ofertë shërbimi
  6. Krijoni një portofol
  7. Zhvilloni një strategji për gjetjen e klientëve
  8. Tejkaloni pritshmëritë e klientëve

Në këtë pikë, ju keni ndërtuar një bazë të fortë për të filluar punën si freelancer.
Me shumë përkushtim dhe punë të palodhur, do të jeni në gjendje të krijoni një karrierë fitimprurëse dhe të begatë.

Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme sihurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.

Scroll to top