Të gjitha këshillat që ju duhen për të edituar video për YouTube dhe më shumë i gjeni në këtë blog.
Aftësia për të edituar video mund të jetë jashtëzakonisht shpërblyese, pavarësisht nëse mësoni se si të editoni video për YouTube, duke u argëtuar me filmat që mund të xhironi për vete ose për punë. Në procesin e krijimit të filmit, montazhi është një punë thelbësore. Editori mund të kontribuojë po aq në tempon dhe ritmin e një video sa edhe regjisori.
Por, si me çdo rol krijues, ka rregulla që duhen ndjekur dhe rregulla që duhen shkelur. CreativeBloq nuk është për t’ju treguar mënyrën ‘e duhur’ dhe mënyrën ‘e gabuar’ për të edituar kryeveprën tuaj vizuale, por ka disa këshilla thelbësore dhe tricks praktike për t’ju ndihmuar të filloni.
Pavarësisht nëse jeni duke krijuar një dokumentar, një reklamë, një komedi ose një video për YouTube, këto këshilla për editimin e videove për fillestarët ju ndihmojnë të filloni vetë siç duhet, të merrni mjetet që ju nevojiten për të prodhuar një produkt përfundimtar, cilido qoftë niveli i aftësive tuaja.
01. Vendosni objektiva reale
Para se të filloni të filmoni, merrni parasysh se cilat mjete do të jeni në gjendje të përdorni. Për shembull, xhirmi në 4K do të krijojë pamje me cilësi të mahnitshme, por kjo mund të ngadalësojë kompjuterin tuaj dhe rezolucioni do të vendosë kërkesa masive për pajisjen tuaj të editimit, dhe kështu mund ta bëjë procesin shumë më zhgënjyes nëse nuk keni kompjuter që të përputhet me ambicien tuaj.
Nga ana tjetër, nëse kjo është për punë, shumë klientë nuk do të jenë të kënaqur me një produkt përfundimtar 1080p dhe duhet të shmanget hedhja e filmimeve me rezolucion më të ulët. Prandaj, keni parasysh fuqinë e pajisjes dhe softuerit tuaj dhe vendosni kërkesa specifike për produktin përfundimtar përpara se të filloni xhirimet.
02. Mbajini files të organizuar
Kjo nuk është këshillë për editim sa është një këshillë për të pasur një proces të lehtë. Nëse editoni një video me shumë klime të vogla, kërkimi i vazhdueshëm i files me emra të rastësishëm konsumon shumë nga koha juaj. Para se të mendoni për procesin e editimit, kaloni nëpër pamjet dhe etiketoni të gjitha sipas një renditje që ju ndihmon të kuptoni xhirimin pastaj organizojini ato në folders të ndara me temë dhe organizojini në një mënyrë të tillë që t’i gjeni shpejt, kurdo që keni nevojë për to.
Një tjetër këshillë e dobishme është të krijoni folders për tingujt, muzikën dhe imazhet tuaja. Mund të jetë kundër instikteve të shumë krijuesve, por CreativeBloq ju këshillojnë që të mos fshni asnjë skenë xhirimi. Kurrë nuk e dini kur mund të vijë në ndihmë ajo skenë e xhiruar.
03. Përdoreni rregullin 321
Pa marrë parasysh se për çfarë mediumi kemi edituar shumë prej nesh e kemi përjetuar mos ruajtjen dhe humbjen e një pune të madhe. Rujatja e projektit tuaj shpesh dhe ruajtja e verzioneve të ndryshme në mënyrë që të ktheni përsëri kur bëni gabime është një gjë shumë e rëndësishme. Por nëse harddisku juja për ndonjë arsye nuk funskionon më pamjet tuaja të xhiruara mund të humbin përgjithmonë. Një gjë e tillë krijon probleme të shumta që nuk mund të zgjidhen lehtë.
Ekspertët e video editimit betohen në rregullin 321 – tre kopje, në të paktën dy vende të ndryshme, njëra prej të cilave është off-site – por për sa kohë që pamjet tuaja të papërpunuara janë në të paktën dy disqe fizike, dhe ju rregullisht dërgoni projektin tuaj tek vendndodhja rezervë, ju nuk do të keni probleme të këtij lloji. Një shërbim në internet si Google Drive mund të jetë një objektiv i mirë për një kopje rezervë në internet, megjithëse ka të ngjarë të duhet të shpenzoni pak më shumë se mesatarja duke pasur parasysh madhësinë e videos.
04. Mos u frikësoni të provoni
Orson Wells një herë tha: ‘Nocioni i drejtimit të një filmi është shpikja e kritikëve – e gjithë elokuenca e kinemasë arrihet në dhomën e editimit.’ Ndërsa kjo vazhdon të jetë e vërtetë, editimi modern nuk është si ditët e vjetra të ngjitjes dhe prerjes fjalë për fjalë të filmit. Sot, është jo shkatërruese, që do të thotë se pa marrë parasysh sa luajni me editimin, pamjet tuaja origjinale qëndrojnë tërësisht siç ishin. Ju mund të importoni gjithçka që dëshironi në softuerin tuaj të editimit dhe të rregulloni prerjet tuaja në përmbajtje pa humbur asgjë.
Nëse një tranzicion midis xhirimeve nuk të duket e duhura, provo tranzicione të tjera dhe ndryshoje editimin derisa të duket në rregull. Nëse një klip ndihet shumë i ngadaltë, shpejtojeni atë derisa të shpejtohet ritmi i videos suaj. Ka një arsye që editorët e mirë janë kaq të çmuar: ka artistë dhe nuk ka asnjë formulë të drejtpërdrejtë që mund të përdoret për të krijuar një video të mirë. E gjitha ka të bëjë me aftësinë e editorit që të kuptojë çka është në rregull dhe çka jo.
05. Mendoni për ngjyrat
Disa thonë se editimi më i mirë është plotësisht i pavërejtshëm. Normalishtë nuk është mirë kur një shikues vëren ndryshime të qarta në ngjyrën e kamerës. Puna e editimit nuk ka të bëjë vetëm me rendin dhe ritmin – është thelbësore që edhe ngjyra të jetë e duhura. Pra një tjetër gjë që duhet ta keni në konsidertë gjatë editimit është korrigjimi i ngjyrave për secilin klip për qëndrueshmëri dhe më pas klasifikimi i ngjyrave në filmimet përfundimtare për t’i dhënë videos tuaj një pamje më klasike. Edhe një ndryshim i vogël në ngjyrë mund të bëjë të gjithë ndryshimin në produktin përfundimtar dhe të kthejë një editim të thjeshtë në diçka shumë më profesionale.
06. Thjeshtësia është çelësi
Efektet dhe tranzicionet janë të rëndësishme dhe na duken fillimit shumë të bukura. Para se të vazhdoni me përdormin e tyre mendoni për shikuesin tuaj dhe çfarë lloj video po përpiqeni të prezantoni. Nëse jeni duke kërcyer midis klipeve, zakonisht nuk ka asnjë nevojë për një tranzicion, madje edhe një tretje e hijshme, kur është një prerje e thjeshtë do të bënte.
Por, siç kemi thënë më parë, nuk duhet të lejoni që kjo të ju ndalojë të eksperimentoni me mjetet që programi juaj ka për të ofruar – kjo është një pjesë jetike e të mësuarit për të edituar. Por kurseni efektet në momentet kur ato me të vërtetë kanë kuptim. Një fshirje mund të nënkuptojë kalimin e kohës ose një ndryshim të vendndodhjes, ndërsa një zbehje në të zezë (apo edhe të bardhë) është një mënyrë e mirë për të përfunduar një skenë për sa kohë që nuk është e tepruar. Mbani të njëjtin mendim në mendje nëse po shtoni tekst në videon tuaj: bëjeni të pastër dhe të lehtë për syrin.
07. Përdorni B-roll
Në varësi të asaj që po përpiqeni të krijoni, pamjet me B-roll mund të jenë absolutisht thelbësore. Me siguri keni vërejtur momente në intervistat në kamera ku një kamerë e destinuar për këtë gjë kalon papritmas në intervistuesin. Kjo pamje shpesh merret pas xhirimeve dhe përdoret për të edituar në mënyrë delikate belbëzimet ose boshllëqet e të folurit pa një kërcim të dukshëm në pamjet. Ne nuk po ju sugjerojmë të përdorni këtë mënyrë të sofistikuar duke përfshirë pamje shtesë në çdo dy sekonda apo më shumë, por xhirimi me një kamerë të dytë mund të ndihmojë në kthimin e pamjeve të dobëta momentalisht në një pamje krejtësisht të përdorshme.
08. Përdorni shortcuts
Ka gjasa të keni parë tastierë të mbuluar me ngjyra të ndryshme që përdoret nga editorët profesionistë. Këto ekzistojnë vetëm sepse shkurtesat e tastierës janë tepër të rëndësishme për procesin e editimit pasiqë nëse gjatë editimit përdorni vetëm mausin procesi juaj do të jetë shumë i gjatë sesa nëse përdorni tastierën.
Ju nuk duhet domosdoshmërisht të shpenzoni në pajisje të reja duke i zëvendësuar pajisjet tuaja, por mësimi i kontrolleve themelore dhe ndoshta marrja e një mausi lojrash me butona shtesë, që mundëson veprime të shpejta, do ta bëjnë jetën tuaj si editor shumë më të lehtë.
Për të parë artikullin klikoni në këtë link:
How to edit videos: best tips for beginners