
Shkruan: Ema Zeqiraj, CEO e Jungle dhe ligjëruese në Akademinë e Project Management + AI.
Nëse kishim fol para disa viteve për çka e bën një Project Manager të mirë, përgjigja kishte me qenë shumë klasike: organizim, komunikim dhe disiplinë.
Sot, kjo përgjigje nuk është aq e thjeshtë.
Sepse sot, me qenë Project Manager nuk do të thotë veç me menaxhu detyra edhe me ndjek një plan. Do të thotë me marrë vendime kur nuk ka qartësi, me menaxhu njerëz me karaktere të ndryshme, me kriju strukturë në situata që janë total kaotike… dhe mbi të gjitha, me ditë me përdor teknologjinë në favorin tënd.
Edhe kjo është arsyeja pse në Jungle nuk e kemi trajtu këtë profesion si diçka teorike. Ne e kemi ndërtu komplet si eksperiencë praktike.
Qysh e ndërtojmë një Project Manager – prej ditës së parë
Një prej gjërave që e dallon Jungle është se ne nuk presim deri në fund të akademisë që dikush “me u ndi gati”. Ne e fusim studentin në rol prej ditës së parë.
Çdo person fillon me një projekt të vetin. Jo një ushtrim, jo një template por një ide që e zhvillon vetë, hap pas hapi.
Fillimisht duket shumë e thjeshtë: “kam një ide”.
Por gjatë akademisë, ajo ide kalon nëpër një proces që është identik me realitetin e punës:
fillon me definimin e scope-it, pastaj planifikimin, strukturimin e projektit, ndarjen e detyrave, menaxhimin e kohës, komunikimin me “ekipin” dhe zgjidhjen e problemeve që dalin rrugës.
Dhe ajo që ndodh këtu është shumë interesante, njerëzit nuk po mësojnë vetëm “si menaxhohet një projekt”. At a po mësojnë si me mendu si Project Manager.
Sepse kur e ke një projekt që është i yti, e merr më afër zemrës. Fillon me u përballë me pasiguri, me gabime, me vendime që duhet me i marrë vetë. Dhe pikërisht aty ndodh rritja reale.
Në fund të programit, nuk del veç me njohuri. Del me diçka konkrete në dorë, me një projekt që e ke ndërtu vet, dhe një mënyrë të menduari që të bën të vlefshëm në treg.
Lidershipi nuk mësohet me teori, ndërtohet në proces
Një prej bindjeve të mia më të forta është që Project Management është në thelb lidership.
Dhe lidershipi nuk mësohet duke lexu. Mësohet duke e jetu.
Gjatë akademisë, studentët vazhdimisht vendosen në situata ku duhet:
- me komuniku qartë edhe kur gjërat nuk janë perfekte,
- me menaxhu konflikte të vogla,
- me mbajt përgjegjësi për vendimet e veta,
- dhe me i shty gjërat përpara edhe kur nuk ka motivim maksimal.
Këto nuk janë gjëra që i gjen në libra. Janë gjëra që i zhvillon vetëm kur je në proces.
Dhe ajo që e shohim shpesh është që njerëzit hyjnë në program duke mendu që po mësojnë një skill… dhe dalin duke e pa veten krejt ndryshe.
Ma të sigurt, ma të strukturuar, ma të qartë në komunikim.
Sepse në fund të ditës, një Project Manager i mirë nuk është ai që e di metodologjinë më mirë. Është ai që di me udhëheq njerëz dhe me marrë vendime.
Realiteti i ri: AI nuk është opsion, është standard
Një tjetër pjesë që nuk mundemi me e injoru është ndikimi i AI.
Shumë njerëz ende e shohin si diçka “extra”. Por në realitet, AI po bëhet pjesë bazike e mënyrës si punohet.
Në Project Management, kjo do të thotë që shumë prej gjërave që dikur merrnin kohë – raportimi, analizat, planifikimi bazik – tash mund të automatizohen.
Dhe kjo nuk e zëvendëson Project Manager-in. E detyron me u bë ma i mirë.
Sepse në momentin që pjesa operacionale zvogëlohet, roli bëhet ma strategjik.
Duhet me mendu ma shumë, me marrë vendime ma të mira, me pa “big picture”.
Në Jungle, ne e integrojmë këtë realitet prej fillimit.
Jo si teori, por si pjesë e punës së përditshme.
Studentët mësojnë si me përdor AI për me kursy kohë, për me marrë insight-e ma të mira dhe për me rrit performancën e vet.
Sepse shumë thjeshtë – në vitet që po vijnë, diferenca mes një Project Manager-i mesatar dhe një shumë të mirë do të jetë pikërisht këtu.
Për fund, një mesazh prej meje
Nëse je në një pikë ku ndihesh i/e bllokuar, ose e ndjen që mundesh ma shumë se çka po bën aktualisht, kjo është një prej atyre fushave që realisht të jep mundësi me ndryshu drejtim.
Project Management nuk është veç një rol. Është një skill që aplikohet kudo.
Edhe ajo që mundohemi me kriju në Jungle nuk është veç një akademi – është një ambient ku njerëzit rriten realisht.
Ku mëson duke bërë, ku gabon pa u gjyku, dhe ku përgatitesh për një realitet pune që është shumë më dinamik se çka duket nga jashtë.
🚀Transformo karrierën tënde
Nëse e ndjen që është koha për një hap tjetër…
Nëse don me u bo dikush që nuk pret udhëzime, por i krijon vet…
Atëherë ndoshta kjo është për ty.
Grupi i ri i Project Management + AI Academy fillon në Prill.
Mos e shty shumë. Se zakonisht, personi që e pret “momentin perfekt”… është veç duke e shty veten mbrapa.
Apliko dhe fillo.
It is a Jungle out there – we’ll be your guide. 🌿