ata Science & Analytics + AI Academy - Jungle Kosova / kurs / trajnim / akademi

Teknologjia po zhvillohet me ritëm të shpejtë dhe bashkë me të po rritet edhe kërkesa për profesionistë që dinë me punu me të dhëna dhe inteligjencë artificiale. Sot, pothuajse çdo industri – prej teknologjisë dhe financave, deri te shëndetësia dhe marketingu – mbështetet në të dhëna për me marrë vendime më të sakta dhe më efikase.

Për këtë arsye, profesionet si Data Analyst, Data Scientist, Business Intelligence Analyst dhe AI Specialist janë ndër më të kërkuarat në tregun e punës. Mirëpo, për me hy në këtë industri nuk mjafton vetëm interesi. Duhet me fitu aftësi praktike, me punu në projekte reale dhe me kuptu se si përdoren të dhënat në botën e biznesit.

Pikërisht këtu hyn në lojë Data Science & Analytics + AI Academy në Jungle, e krijuar për me i pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë që kërkohen nga punëdhënësit modernë.

Pse Data Science dhe AI po kërkohen gjithnjë e ma shumë?

Çdo ditë krijohen sasi të mëdha të dhënash nga bizneset, platformat online, aplikacionet dhe sistemet digjitale. Sfida nuk është vetëm mbledhja e këtyre të dhënave, por interpretimi i tyre për me nxjerrë informacione të vlefshme.

Kompanitë kanë nevojë për profesionistë që dinë:

Kjo është arsyeja pse Data Science dhe Artificial Intelligence po konsiderohen si disa prej aftësive më të vlefshme në tregun global të punës.

Çka mësojnë studentët në Data Science & Analytics + AI Academy?

Programi i akademisë është ndërtu me fokus në aftësitë praktike që përdoren në industri.

Hyrje në Data Science dhe Analytics

Studentët fillojnë duke kuptu bazat e analizës së të dhënave, rolin e Data Scientist dhe Data Analyst, si dhe mënyrën se si të dhënat përdoren për vendimmarrje në kompani të ndryshme.

Kjo fazë krijon bazën e nevojshme për temat më të avancuara që zhvillohen gjatë akademisë.

Python për analizën e të dhënave

Python është një prej gjuhëve programuese më të përdorura në Data Science.

Gjatë akademisë, studentët mësojnë:

Python vazhdon të jetë një nga aftësitë më të kërkuara nga kompanitë që punojnë me të dhëna dhe inteligjencë artificiale.

SQL dhe menaxhimi i databazave

Shumica e organizatave ruajnë të dhënat e tyre në databaza. Për këtë arsye, njohja e SQL është një aftësi thelbësore për çdo profesionist të Data Science.

Studentët mësojnë:

Këto njohuri janë të domosdoshme për pozita si Data Analyst apo Business Intelligence Analyst.

Data Visualization me Power BI dhe Tableau

Analiza e të dhënave nuk ka vlerë nëse rezultatet nuk mund të prezantohen në mënyrë të kuptueshme.

Për këtë arsye, studentët mësojnë të përdorin vegla të avancuara për vizualizimin e të dhënave, si:

Përmes tyre krijojnë dashboard-e interaktive, raporte profesionale dhe vizualizime që ndihmojnë bizneset të marrin vendime më të mira.

Machine Learning dhe Artificial Intelligence

Një nga pjesët më interesante të akademisë është hyrja në botën e inteligjencës artificiale dhe Machine Learning.

Studentët njihen me:

Kjo pjesë i ndihmon studentët të kuptojnë se si funksionojnë teknologjitë që po transformojnë tregun e punës në nivel global.

Big Data dhe trendet moderne të industrisë

Me rritjen e sasisë së të dhënave, kompanitë po kërkojnë profesionistë që kuptojnë sfidat dhe mundësitë e Big Data.

Studentët njihen me konceptet moderne të ruajtjes, analizës dhe përpunimit të sasive të mëdha të të dhënave, duke krijuar një perspektivë më të gjerë për industrinë.

Mësim praktik dhe projekte reale

Një nga elementet më të rëndësishme të akademisë është qasja praktike.

Përveç teorisë, studentët punojnë në ushtrime, raste studimore dhe projekte që simulojnë situata reale nga industria.

Kjo i ndihmon ata të ndërtojnë portfolio, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të fitojnë më shumë siguri në përdorimin e veglave dhe metodologjive që përdoren në tregun e punës.

Ku mund të punosh pas përfundimit të akademisë?

Aftësitë e fituara gjatë akademisë mund të aplikohen në shumë role të ndryshme profesionale, si:

Kërkesa për këto role vazhdon të rritet, ndërsa kompanitë po investojnë gjithnjë e më shumë në analiza të avancuara dhe inteligjencë artificiale.

Histori suksesi nga studentët e Jungle

Rezultatet e akademisë tashmë po reflektohen edhe në karrierat e studentëve tanë.

Pas përfundimit të Akademisë së Data Science, Ema Borovci arriti të sigurojë një pozitë Full-Time si AI/ML Data Acquisition Specialist, duke hyrë në një industri që kërkon aftësi të avancuara në Data dhe AI.

Po ashtu, Shkumbin Mazrekaj filloi karrierën e tij si Data Analyst në Gjirafa, menjëherë pas përfundimit të akademisë.

Këto histori tregojnë se kombinimi i aftësive teknike, praktikës dhe mbështetjes së duhur mund të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional.

Bëje hapin e parë drejt karrierës në Data Science dhe AI

Nëse dëshiron të zhvillosh aftësi që kërkohen nga kompanitë moderne dhe të hysh në një industri me potencial të madh rritjeje, Data Science & Analytics + AI Academy është një pikënisje e shkëlqyeshme.

Përmes një programi që kombinon Python, SQL, Data Visualization, Machine Learning dhe Artificial Intelligence, studentët përgatiten për sfidat reale të tregut të punës dhe ndërtojnë bazën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në Data & AI.

Regjistrohu tani në Data Science & Analytics + AI Academy dhe përfito -25% zbritje për regjistrimet e hershme deri më 30 Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *