Valëza Mehmetaj ka qenë studente e kursit për Video Editing. Pas kursit ajo është punësuar si Video Editor ne Ikonë- JellySmack.
Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Valëza: Jo më herët nuk kam pasur informacione rreth Video Editing.
Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si Video Editor?
Valëza: Kursi ka ndikuar mjaftueshëm në realizimin e qëllimeve të mija.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Valëza: Ligjëruesi është mjaft bashkëpunues, kreativ dhe shumë i qartë në shpjegim.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?
Valëza: Gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat kreative, dhe një pjesë të kreativiteti e kam gjetur tek kursi për Video Editing.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfarë eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit?
Valëza: Ligjëratat kanë qenë mjaft të kuptueshme dhe kanë bartur në vete kreativitet të pafund.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Valëza: Kursi më ka formësuar mua profesionalisht dhe mendoj që të hapë shumë dyer si në tregun vendor edhe në atë ndërkombëtar.
Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi të gjeni praktikë apo punë?
Valëza: Falë kursit në Jungle tani jam punësuar dhe kam gjetur vetën mjaft mirë.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Valëza: Padyshim kursi ka përmbushur çdo pritshmëri që kam pasur dhe për këtë jam falenderuese.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Valëza: Të gjithë atyre që ju pëlqejnë gjërat kreative iu rekomandoj të drejtohen tek Jungle sepse është adresa e duhur për rritje profesionale.