Plator Gllareva është student në kursin e Web Design, që për momentin është duke ndërturar karrierën e tij si një web dhe ui/ux designer. Pas fillimit të kursit në Jungle, Platori ka filluar praktikën në kompaninë Spinp Agency, ku detyrat kryesore të tij janë dizajnimi i webfaqeve për mobile dhe desktop si dhe organizimi i mënyrës së funksionimit të tyre. Në vazhdim mund të lexoni intervistën me Platorin dhe të mësoni më shumë për eksperiencën e tij në kurs.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Web Design?
Platori: Më së shumti më ka pëlqyer bashkëpunimi ndërmjet Jungle ligjëruesit si dhe pjesëmarrësve të kursit. Përpos kësaj më ka pëlqyer edhe mundësia që përmes këtij kursi të bëhemi profesionitë dhe detajist të vërtetë.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Platori: Unë kam pasur një eskperiencë shumë të mirë në ligjëratat online, duke fituar përvojë dhe disiplinë. Orari ka qenë shumë i përshtatshëm mirëpo për shkak që të gjitha ligjëratat janë incizuar kemi pasur mundësi të rindjekim ligjëratat e humbura, gjë që nuk do të ishte e mundur nëse ligjëratat ishin mbajur fizikisht.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në perfitimin e praktikës dhe sa janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit në punën tënde?
Platori: Kursi ka qenë shumë efektiv sepse kam mësuar gjëra të cilat nevojiten në fushën dhe tregun e web dhe ui/ux design, ndërsa për gjërat që kam mësuar në kurs mund të them se janë plotësisht relevante me ato që kërkohen në tregun e punës.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentet qe deshirojnë të regjistrohen në kurs?
Platori: Nëse studentët e rinjë dëshirojnë të përfitojnë shkathtësi të nevojshme për tregun e punës dhe të kenë një të ardhme sa më të mirë, atëherë ua rekomandoj Jungle Kosova ku studentët përpos që kanë mundësi të mësojnë nga ligjërues profesionistë kanë mundësi punësimi dhe praktike përmes partnerëve të tyre.
Grupi i ri i kursit Web Design fillon së shpejti. Regjistrohu dhe fillo një karrierë të suksesshme!