fbpx

Unë jam Parim Baftiu dhe për momentin po punoj në KCSF në një program të mbështetur nga USAID për angazhimin qytetarë si Administrues i Web platformave. Kam një përvojë mbi 3 vjet në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e webfaqeve, e-commerce platformave të tjera. Gjithashtu, në kohët e fundit, kam filluar të angazhohem si menaxher dhe team lead në disa projekte.

 

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Parim: Kam pasur njohuri bazike rreth  agile dhe scrum, por jo njohuri të thella.

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja?

ParimKursi ka pasur një ndikim jashtëzakonisht të madh në përditësimin dhe përdorimin e metodave Agile dhe Scrum në projekte të ndryshme.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Parim Ligjëruesi ka sjellë një profesionalizëm dhe një përvojë shumëvjeçare në këtë drejtim, ku përmes përvojave personale dhe shpjegimit të moduleve, na ka bërë të kuptojmë trajnimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë Kursit për Agile Project Management?

Parim Interaktiviteti ndërmjet ligjëruesit dhe studentëve ka bërë që ne të mos jemi dëgjues pasivë, por të gjithë kemi dashur të angazhohemi gjatë trajnimit.

 

Jungle: Sa ka qenë efektive Kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?

ParimKursi në përgjithësi ka qenë shumë relevant me trendet e metodave Agile dhe Scrum, ku ligjëruesi me pervojat reale në treg, na ka parapërgatitur për sfidat që mund t’i përballim në të ardhmen, dhe për aftësitë e reja që duhet të mësojmë.

 

Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Parim: Kam pasur një avancim të madh në njohuritë e mia, pasi kjo nuk ishte një temë për të cilën nuk isha shumë i informuar.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?

ParimPo, i ka përmbushur ato!

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Parim Ky kurs do t’ju ndihmojë të zhvilloni profesionalisht dhe të hapni mundësi të reja për të ardhmen tuaj.

 

 
 
Scroll to top