fbpx

Përshëndetje , unë jam Norik Zogjani , një 18 vjeçar që sa po kam përfunduar trajnimin e UI/UX design.  

Paraprakisht kam punuar në studio kreative si dizajner grafik , por kam shprehur interes edhe në fushën e UI/UX – it andaj jam regjistruar në trajnimin e Jungle për UI/UX.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Noriku:  Vetëm në Dizajn Grafik por jo në UI/UX Design. 

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

Noriku: Kursi ka pasur një ndikim të madh pasi që përmes ligjëratave , detyrave , bashkëpunimit me ligjëruesin dhe kursin njohuritë dhe aftësitë e mia në fushën e UI/UX janë përforcuar.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Noriku:  Ligjëruesi ka qenë I kompletuar dhe gjithmonë ka qenë I hapur ndaj feedback – ut tonë (studentëve) dhe ka qenë gjithmonë në gatitshmëri edhe jashtë orës që të na ndihmojë me detyrat e dhëna.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

Noriku: Tek kursi më së shumti më ka pëlqyer që ligjëratat kanë përfshi informatat e nevojshme për fushën e UI/UX – it. 

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Noriku: Kursi ka qenë shumë efektiv dhe gjërat që kemi mësuar kanë qenë relevante me trendet , aplikacionet dhe mënyrat më moderne dhe më te reja në UI/UX.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Noriku: Po kursi më ka ndihmuar që unë të filloj të punoj si Freelancer dhe të bashkëpunoj me studio kreative dhe kompani të ndryshme. 

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

Noriku: Po kursi ka përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe kërkesat e mia

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Noriku: Të regjistrohen sa më shpejtë sepse aq më shpejtë që merren njohuritë bazë , aq më e lehtë është që të avanconi në fushën e UI/UX – it. 

 
 
Scroll to top