fbpx

Mensuri punon si Senior Campaign Executive. Është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, drejtimi Software Design në Universitetin e Prizrenit. Më parë ka punuar si Social Media Manager në Dardania Sport. Interesimi që ka pasur për marketing e ka bërë të sfidoj veten në këtë fushë shumë të gjerë të tregut të punës.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Mensur: Po, kam pasur.

Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillimin e aftësive tua në Digital Marketing?

Mensur: Ka ndikuar shumë dhe pozitivisht, pasi kam mësuar gjëra të reja.

Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit?

Mensur: Secili ka qenë në nivel për modulin që e ka shpjeguar.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?

Mensur: Në përgjithësi gjithë trajnimi, por do të veçoja lirshmërinë që kemi pasur me ligjëruesit për pyetjet specifike që na kanë interesuar.

Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?

Mensur: Siç e dijmë, platformat e marketingut përditësohen shpesh, mirëpo trajnimi më ka ndihmuar mjaft shumë për t’i kuptuar disa funksione të cilat nuk i dija më herët.

Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avanconi njohuritë në punë?

Mensur: Më ka ndihmuar shumë për të avancuar njohuritë e mija, te cilat veçse i kam “aktivizuar” dhe për të marrë përgjegjësi të reja në rolin tim!

Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?

Mensur: Po, definitivisht.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnim?

Mensur: Digital Marketing është një drejtim shumë i përhapur dhe sfidues, do të inkurajoja çdo student që të fillonte menjëherë trajnimin në mënyrë që të avancohen për tregun e punës.

Scroll to top