fbpx

Përshëndetje, unë quhem Melisa. Me profesion jam juriste dhe e regjistrova këtë akademi sepse kam pasur dëshirë të kem njohuri në këtë fushë kaq atraktive. 

Të kesh njohuri se si funksionojnë, krijohen dhe menaxhohen rrjetet sociale, postimet, shkrimet, videot, mendoj se është një “must” në ditë të sodit. 

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Melisa: Nuk kam pasur njohuri paraprake. Gjithçka ka qenë e re për mua. Ndoshta kjo ka ndikuar që të më lërë përshtypje çdo modul.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

Melisa: Akademia ka qenë tejet e rëndësishme në zhvillimin e aftësive të mia. Unë paraprakisht nuk kam pasur njohuri në këtë lami

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Melisa:   Secili më atraktiv se tjetri. Secili më profesional se tjetri. Të gjithë profesional në laminë e tyre. Kreativë dhe fleksibil në kërkesat tona.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

Melisa: Ambienti i punës, energjia pozitive, ligjëruesit dhe stafi. Përpos njohurive që mora, të gjitha këto bëjnë pjesë që ky trajnim të mbes në memorie si një përvojë e bukur.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Melisa: Pasiqë unë paraprakisht nuk jam marrë me digital marketing, gjithcka ka qenë e re për mua. Besoj që gjatë trajnimit janë përfshirë të gjitha modulet të cilat duhen për këtë fushë dhe nga trajnimi del si një person i gatshëm për të aplikuar në pozita të caktuara dhe për tu kyçur në tregun e punës.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Melisa: Duke filluar nga Photoshop, e pastaj Content Creation, Graphic Design, Digital PR, menaxhimi i rrjeteve sociale: të gjitha këto janë gjëra që më duhen në punën e përditshme.

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

Melisa: Plotësisht.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Melisa: Unë konsiderojë se ky trajnim është i mirëseardhur për të gjithë të rinjët, pa marrë parasysh studimeve bazë. Janë gjëra shumë kreative për tu mësuar dhe që i hasim dhe njëkohësishtë na duhen edhe në jetën e përditshme.

Scroll to top