fbpx

Leutrim Gërbeshi ka përfunduar kursin për video editing në Jungle. Ai për momentin punon si freelance video editor me projekte të ndryshme. 

 Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Leutrim: Po, mirëpo kryesisht me programin Vegas.

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja si një Video Editor?

Leutrim: Mundem me thënë që jam i gatshëm 100% të bëj montazhë duke fillu prej mini reklamave e deri në music videos, filma të metrazhit të shkurtër etj.  

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?

Leutrim: Agon Nushi është baba për këtë sport.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?

Leutrim: Më kanë pëlqyer temat të cilat janë trajtu në kurs që janë shumë të nevojshme për tregun e tanishëm.  

Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?

Leutrim: Gjatë kursit kam mësuar shumë gjëra të reja duke u nisur nga vetë programi i Adobe Premiere Pro. Këto janë edhe tema dhe aftësi që kërkohen në tregun e punës. 

Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Leutrim: Për momentin nuk jam duke aplikuar për punë mirëpo me njohuritë të cilat i kam marrë gjatë kursit besoj që shumë shpejtë do të inkuadrohem në treg.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?

Leutrim: Po kursi kryesisht i ka përmbushur pritshmëritë e mia. 

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?

Leutrim: Nëse editimi i videove është pasion i juaji atëherë ua rekomandoj të bëheni pjesë e kursit për video editing në Jungle.

Scroll to top