Kaltrina ka përfunduar me sukses programin e trajnimit në Digital Marketing. Ajo tani punon si Head of Marketing- Digital transformation në Ulterior DTT.
Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?
Kaltrina: Po, kam pas njohuri paraprake mirëpo nuk kanë qenë të mjaftueshme për me qenë një Digital Marketer e kompletuar. Andaj, përmes trajnimit jam aftësuar më shumë, sidomos nga ana teknike – Graphic Design, Ads Manager, SEO etj.
Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillimin e aftësive tua në Digital Marketing?
Kaltrina: Digital Marketing është shumë i gjerë mirëpo fatmirësisht trajnimi i ka përfshi të gjitha modulet dhe temat kanë qenë shumë specifike. Digital PR ka qenë krejtsisht diçka e re per mua dhe kam përfitu shumë njohuri të reja në këtë modul.
Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit?
Kaltrina: Meritat për gjitha njohuritë ju takojnë Jungle dhe ligjëruesve, të cilët kanë qenë shumë të aftë dhe plot njohuri rreth Digital Marketing. Kanë menaxhu një atmosfere shumë relaksuese dhe e kam shiju trajnimin dhe temat si me qenë diçka shumë argëtuese.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?
Kaltrina: Gjatë trajnimit më së shumti më ka pëlqyer gatishmëria e Jungle dhe se na kanë bërë të ndjehemi shumë rehat në trajnim. Çdo gjë e kam mësu me qejf dhe jo duke u ndje e lodhur dhe e stërngarkuar siç mundet me ndodh shpesh kur mundohesh mësu diçka të re apo në ligjërata.
Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?
Kaltrina: Trajnimi ka qenë direkt i lidhur me aftësitë që kërkohen në treg. Dmth çdo gjë që kemi mësu ka qenë praktike për me i përdor edhe në punë andaj të gjitha gjërat e reja që i kam mësu i kam përdor në punë.
Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avanconi njohuritë në punë?
Kaltrina: Për mendimin tim trajnimi pervec që të aftëson për tregun e punës, të ndihmon edhe të orientohesh se në cilin profil përshtatesh më shumë pasi që janë të gjitha modulet e përfshira. Unë isha në mardhënie pune gjatë kohës qe e kam përfundu trajnimin megjithatë më ka ndihmu që të kërkoj një pozitë më të lartë në Digital Marketing dhe i’a dola të punësohem dhe avancohem edhe më shumë dhe sot jam Head of Marketing në kompaninë që kam pasur gjithmonë dëshirë të punoj.
Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?
Kaltrina: Edhe pse në Digital Marketing mundesh me gjetë materiale studimi edhe online, trajnimi në Jungle për Digital Marketing është nivel tjeter. Kjo pasi që ligjëruesit kanë nda me neve çdo “sekret” të fushës dhe janë siguru që asnjë student nuk mbetet mbrapa me çka kemi mësu. Gjithashtu, puna në grupe na ka ndihmu që ne studentët me përfitu edhe nga njohuritë e njëri tjetrit. Jungle është vendi i duhur për me realizu një trajnim të tillë pasi që koordinatorja dhe ekipi janë motiv shtesë përgjatë një rrugëtimi të tillë.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnim?
Kaltrina: Mesazhi për studentët që duan të ndërtojnë një karrierë apo përfundojnë një trajnim profesional është të mësojnë komponentet kryesore specifike të atij profesioni ku për secilin komponent- modul është një ligjërues përkatës i asaj fushe, atëherë Jungle është opsioni i duhur dhe më i miri në vend.