Granit Tërstena është student në programin e trajnimit në Digital Marketing. Ai momentalisht punon si Gazetar Sporti në kanalin televiz Teve.
Jungle: Pse ke zgjedh me qenë pjesë e trajnimit në Digital Marketing?
Graniti: Mendoj që kurrë nuk është vonë me mësu diçka të re. Andaj, kjo e re për mu ka qenë pikërisht Digital Marketing. Edhe pse si gazetar, i kemi disa pervoja qe hyn pak a shumë edhe ne Digital Marketing.
Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillim e aftësive tua në Digital Marketing?
Graniti: Mendoj se e ka pas një ndikim pozitiv. Krejt çka është dashtë me bo unë personalisht, ka qenë angazhimi pas kursit, e që për shkak të kohës dhe punës ndoshta ka qenë pak e vështirë. Megjithatë, deri më tani më ka ndihmuar shumë.
Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit e trajnimit?
Graniti: Ligjëruesit vërtetë kanë qenë fantastik. Madje tani me disa prej tyre po na bjen me u pa edhe te puna, pra në Tëvë1 dhe vërtetë kanë qenë perfekt.
Jungle: Çfarë të pëlqen më së shumti gjatë ligjëratave në trajnimin për Digital Marketing?
Graniti: Përveç ligjëruesit që kanë qenë fantastik, edhe ambienti ku i kemi mbajtur mësimet ka qenë mjaft komod.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfarë eksperience ke pasur me modulet e trajnimit deri më tani?
Graniti: E kam cekur edhe më lart. Vërtetë një eksperiencë fantastike. Krejt çka duhet me bo një student është thjeshtë me vazhdu me prova dhe mësime edhe jashtë kursit.
Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimi me aftësitë që kërkohen në treg?
Graniti: Përvec që jam gazetar në një televizion, unë kam edhe faqen time personale të sportit. Këto trajnime më kanë ndihmuar në shumë gjëra. Madje për shkak edhe të kursit, unë jam frymëzuar që ta vazhdoj me rritje të audiencës në faqe – sigurisht duke i përdorur edhe ideat/strategjitë që i kemi mësuar në kurs.
Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi të aftësohesh për tregun e punës apo edhe të gjesh praktikë apo punë?
Granit: Për shkak që tashmë kam vend të punës, nuk është që kam kërkuar ndonjë punë që me lidhë me Social Media apo Digital Marketing edhe pse mendoj se të punosh si gazetar ti je një ‘ekspert’ i ndonjë moduli në Digital Marketing – si psh PR ose diçka tjetër. Shpresoj që pasi të ‘harxhohet’ gazetaria të gjej diçka që lidhet me Digital Marketing.
Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?
Graniti: Nëse do ishte pyetja, nga 1 deri tek 10, unë do shkoja lirisht me 10.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnim?
Graniti: Nëse një i ri apo cilado moshë, shkon në shtëpi në ora 16:00 dhe është i lirë për të shikuar TV deri vonë – atëherë ideale është që të vijojnë një kurs. E, meqënëse bota po shkon drejt dixhitalizimit atëherë, cka po pret? Digital Marketing.