fbpx

Gentrit Dibrani është ish-gazetar dhe redaktor. Momentalisht është fokusuar në online marketing dhe graphic design. 

Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Gentriti: Shumë pak.

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si Graphic Designer?
Gentriti: Ka ndikuar shumë pozitivisht në qëllimet e mia.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Gentriti: Ligjëruesi është shumë i mirë, kreativ, bashkëpunues.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Graphic Design?
Gentriti: Bashkëpunimi i profesorit me studentët, dhe këshillat e tij.

Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfarë eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që i keni ndjekur online?
Gentriti: Unë për vete kam pasur eksperiencë të gjatë me mësimin online, por për mua ka qenë shumë produktiv. Mund të them shumë më produktiv sesa të isha fizikisht.

Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Gentriti: Për mua janë shumë relevante dhe kanë ndikuar pozitivisht në aftësimin tim dhe kanë përmbushur pritjet e mia.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Gentriti: Siç e ceka edhe më lartë, me bindje të plotë mund të them që po.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Gentriti: Unë ju rekomandoj të gjithë të interesuarve në fushën e graphic design që ta ndjekin kursin pasi do të jenë të aftë për treg të punës, të paktën për një pagë mesatare, e po ashtu edhe për projekte më të mëdha.

 

 

Scroll to top