E lindur në Prizren, ku aktualisht punoj dhe jetoj. Kam përfunduar studimet në gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prizrenit. Kam më shumë se 9 vite pervojë në fushën e marketingut dixhital, veçanërisht në content dhe project writing, si dhe në krijimin e përmbajtjeve tekstuale për platforma të ndryshme. Jam koordinatore e projekteve në punën time aktuale në një qendër inovacioni, Makerspace Innovation Center Prizren. Dua të theksoj se jam njohëse e mirë e gjuhëve si anglishtja dhe turqishtja, prandaj veproj si përkthyes freelance në këto dy gjuhë.
Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?
Fjolla: pak.
Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?
Fjolla: Ky trajnim ka qenë udhëzues për mua në shumë aspekte, duke përfshirë zhvillimin e shkathtësive për planifikim, organizim, lidership, komunikim të suksesshëm, menaxhim të riskut, prilëshëmëri, si dhe rritjen dhe zhvillimin personal.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?
Fjolla: Albioni dhe Ema kanë qenë të mrekullueshëm, për të thënë të vërtetën. Më kanë ndihmuar shumë, kanë treguar gjithmonë gatishmëri për çdo paqartësi dhe kanë dhënë këshilla shumë efektive.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?
Fjolla: Më kanë pëlqyer të gjitha modulet, pa përjashtim.
Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?
Fjolla: Meqë unë aktualisht jam në pozitën e koordinatores së një projekti, ky trajnim ka qenë një investim në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës sime, duke më ofruar çdo mundësi për aftësi, ku gjerat e mësuar tani i aplikoj në punët e mia.
Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?
Fjolla: Veçse kam qenë e punësuar. Kam vendosur të ndjek trajnimin në momentin që u kam ngritur në detyrë, për zhvillim të mëtejshëm profesional.
Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?
Fjolla: Po, i ka përmbushur!
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?
Fjolla: Mundësi e mirë për të gjithë ata që synojnë të kenë një impakt pozitiv dhe sukses në karrierën e tyre të dëshiruar. I’a vlen të shfrytëzohet çdo resurs që ofrohet nga trajnimi në fushën në të cilën ju synoni të ngriteni. Suksese!