Fitore Duraku ka qenë studente në kursin e ‘Graphic Design’. Fitorja është edhe studente në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin UBT. Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të merret me gjëra të cilat në një mënyrë ose tjetër kanë të bëjnë me dizajnin. Andaj, Fitorja ka vendosur që pëlqimet e saj në këtë fushë ti përvetësoj dhe ti ngre në një nivel tjetër duke u bërë pjesë e kursit. Kursi në Graphic Design i ka ndihmuar Fitores të mësoj dhe të zhvilloj aftësitë e saj.
Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Fitore: Kam njohuri bazike të dizajnit. Kjo është si rezultat pasi që jam edhe studente në fakultetin e Arkitekturës dhe dizajni ishte pjesë e pandashme e punimeve. Mirëpo, specifikisht në dizajn grafik kam pasur njohuri shumë bazike andaj vendosa të jem pjesë e kursit që t’i përvetësoj ato njohuri dhe ky kurs më ka ndihmuar shumë.
Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja si një Graphic Designer?
Fitore: Ky kurs më ka ndihmuar të zhvilloj aftësitë në Dizajn Grafik, kam krijuar një portfolio personale që është edhe dëshmi e aftësive të mia që i kam zhvilluar gjatë kursit.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Fitore: Me ndihmën e ligjëruesit Noli Mati i cili me energjinë e tij pozitive dhe shumë përkushtues ndaj nesh i kam tejkalu të gjitha mëdyshjet e mia që kisha rreth aftësive të mia për dizajnin grafik. Ligjëruesi Noli Mati është një profesionist i cili gjithmonë është munduar të nxjerrë anën më të mirë të neve si student. Mua më ka ndihmuar të bëhem më kreative në ato që krijoj dhe të jem më e përgaditur për punë. Përvec gatishmërisë së ligjëruesit për ne studentët, ekipi Jungle kanë qenë gjithmonë aty për ne duke na mbështetur dhe ndihmuar.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Graphic Design?
Fitore: Pjesa më e mira është sepse nuk kërkohet njohuri paraprake dhe duke u bazuar në eksperiencën time si studente, fillimi i diçkaje të re ka qenë gjithmonë sfidues. Edhe kur kam fillu kursin kam qenë skeptike. Mirëpo, më ka pëlqyer shumë se si jam adaptuar shumë lehtë me ambientin dhe ligjëruesin sepse gjithmonë mësimin e kemi kthyer në praktikë. Gjithashtu, mësimet dhe gjërat që i kemi mësuar ishin shumë atraktive dhe në hap me kohën.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfarë eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Fitore: Edhe pse ka qenë online, ishte shumë efektive. Ligjëruesi i ka transmetu ligjëratat sikurse të ishte present me ne në të njëjtin ambient. Nuk ka pasur asnjëherë një moment kur kam hasur vështirësi apo të ndihem ‘out’ prej mësimit sepse koncentrimi ishte maksimal.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Fitore: Kursi ka qenë mjaft efektiv sa i përket mësimeve dhe përmbajtja e ligjëratave ka qenë shumë në hap me kohën pasi që ishin të gjitha gjëra që kërkohen në treg. Disa nga mësimet ishin aq atraktive dhe të reja sa që unë nuk kisha informacion për to dhe i mësova me shumë kurreshtje. Aftësitë që kam zhvilluar në këtë kurs janë më se të mjaftueshme për tregun e punës dhe tani kam më shumë vetëbesim në fushën e dizajnit grafik.
Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi të gjeni praktikë apo punë?
Fitore: Pas përfundimit të kursit unë fillova punën si Graphic Desgner në kompaninë partnere të Jungle që quhet “Mates“. Kjo falë njohurive që morra në kurs dhe portfolio-s personale që e rregullova me ndihmën e ligjëruesit. Andaj, unë mendoj që ky kurs është një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar edhe aftësitë profesionale dhe mund të gjeni punë praktike apo punë shumë më lehtë se sa e keni menduar.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Fitore: Kursi në Graphic Design i ka përmbushur të gjithë pritshmëritë e mia dhe i kam plotësuar të gjitha hapësirat për të cilat kisha nevojë ti mbushja. Falë Jungle kam mësu shumë për Dizajnin Grafik dhe kam pasë nderin me qenë pjesë e këtij kursi. Përvec gatishmërisë së ligjëruesit për ne studentët, ekipi Jungle kanë qenë gjithmonë aty për ne duke na mbështetur dhe ndihmuar.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Fitore: Për të gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e një ambienti ku jo vetëm mësoni mirëpo zhvilloni edhe aftësitë e juaja praktike atëherë unë ju rekomandoj këtë kurs. Dedikimi im, i ligjëruesit dhe i gjithë ekipit më ka motivuar dhe përgaditur për tregun e punës. Krejt cka ju nevojitet është të fokusoheni në dizajn dhe të filloni t’i zhvilloni aftësitë!