Ermelinda Krasniqi

Ermelinda Krasniqi është studente në kursin tonë për Web Design. Ajo është edhe studenteve në vitin e tretë në drejtimin shkenca kompjuterike në kolegjin UBT. 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Web Design?
Ermelinda: Gjatë kursit në Web Design më së shumti më pelqeu komoditeti që ndjenim në parashtrimin e pyetjeve ndaj ligjëruesit dhe kolegëve duke përfituar njohuri dhe duke i shkëmbyer ato.

Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Ermelinda: Në Jungle ishte një eksperiencë e re dhe shumë e dobishme për mua, pavarësisht faktit që ligjeratat kanë qenë online, nuk kemi pasur ndonjë mangësi si rezultat i korrektësisë dhe angazhimit të palodhshëm të ligjëruesit.

Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Ermelinda: Unë nuk kisha përvojë paraprake në web design dhe ky kurs më ka ndihmuar mjaft shumë në zhvillimin e ideve, ambientimin në punë ekipore dhe mësimin e koncepteve të web design-it.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Ermelinda: Ky kurs jo vetëm që i ka përmbushur pritshmëritë e mia po dhe kam marrë më shumë njohuri nga ai. Kjo ishte falë punës së palodhshme të ligjëruesit dhe dëshirës të jemi të gatshëm për tregun e punës.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentet qe deshirojnë të regjistrohen në kurs?
Ermelinda: Nese keni deshirë t’i zhvilloni njohuritë tuaja në fushën e web design, të keni një përvojë dhe mundësi më të mirë për tregun e punës atëherë ju rekomandoj Jungle Kosova ku përpos mësimit dhe përgaditjes për tregun e punës mundësojnë punësim dhe praktikë përmes partnerëve të tyre

Grupi i ri i kursit Web Design fillon së shpejti. Regjistrohu dhe fillo një karrierë të suksesshme!

 

Scroll to top