fbpx

Erlira sapo ka përfunduar me sukses programit e trajnimit në Project Management. Ajo momentalisht punon si FIA Coordinator dhe Project Manager në KTA.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Erlira: Po kam pasur njohuri nga eksperienca.

Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillimin e aftësive tua si një Project Manager?

Erlira: Trajnimi ka ndikuar që t’i thelloj njohuritë e mia si Project Manager.

Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit?

Erlira: Ligjëruesit kanë qenë shumë të mirë, përveç sfidave në teori që në i mësojmë në Project Management, ne kemi mësuar dhe prej përvojës së tyre të gjatë në praktikë-sharing best practices, dua t’i falenderoj gjithë ligjëruesit për ndihmën dhe gadishmërinë gjatë trajnimit.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?

Erlira: Në trajnim më ka pëlqyer interaktiviteti me ligjëruesit, kam mësuar shumë gjëra të reja nga industri të ndryshme.

Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?

Erlira: Në trajnim kam kuptuar pikat e mia të forta dhe të dobëta, në pikat e mia të dobëta kam punuar që t’a përmirësoj veten, atë që kam mësuar e kam aplikuar menjëherë në praktikë. Mendoj kjo është shumë me rëndësi për një Project Manager.

Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Erlira:  Trajnimi më ka ndihmuar që të avancoj njohuritë e mia në punë, momentalisht veç se jam duke punuar si Project Manager.

Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?

Erlira: Absolutisht!

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnimi?

Erlira: Ata që mendojnë të punojnë ose janë të ri në fushën e Project Management, trajnimi me 100 orë në Project Managment është më se i nevojshëm, do t’i ndihmojë shumë.

Më duhet t’a theksoj përpara se të filloja trajnimin në Jungle, unë kam kontaktuar edhe disa institute tjera, por arsyeja që kam vendosur të filloj në Jungle ka qenë planprogrami shumë i mirë i trajnimeve.

Scroll to top