fbpx

Era sapo ka përfunduar me sukses programin e trajnimit në Project Management! Ajo momentalisht punon si Back Office Administrator në BDSwiss.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Era: Jo, më herët nuk kam pasur njohuri për Project Management dhe metodologjitë që përdoren në këtë fushë.

Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillimin e aftësive tua si një Project Manager?

Era: Mësova se aftësitë që veq i kisha, si planifikimi, udhëheqja e ekipit dhe komunikimi janë më se të nevojshme gjatë menaxhimit të projekteve, megjithatë arrita t’i avancoj edhe më shumë dhe mendoj se do të më ndihmojnë në forcimin e karrierës time në të ardhmen dhe më bëjnë më të përgatitur për tregun e punës.

Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit?

Era: Secili nga ligjëruesit ishin shumë miqësor dhe më kanë bërë të ndihem shumë e mirëpritur. Fakti që ata kanë pasur përvojë në fusha të ndryshme na ka ndihmuar ne si studentë të informohemi për mënyra të ndryshme të menaxhimit të projekteve. Nuk ka munguar aspak humori, çka e ka bërë edhe më të këndshme këtë eksperiencë.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?

Era: Kam arritur të mësoj diçka të re çdo ligjëratë. Metodologjitë që kam mësuar gjatë trajnimit kanë qenë shumë interesante dhe praktike. Ligjëruesit kanë ndarë me ne shumë projekte interesante nga të cilat edhe kam kuptuar se ku qëndron interesi im personal në kuadër të menaxhimit te projekteve.

Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?

Era: Gjërat që kemi mësuar gjatë trajnimit janë më se relevante dhe mund të përdoren edhe jashtë fushës së Project Management. Kam mësuar metodologji për të cilat nuk kisha ide dhe si përfundim po arrij t’i praktikojë edhe jashtë vendit të punës, kurdo që has në ndonjë situatë e cila kërkon organizim, planifikim dhe udhëheqje.

Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Era: Për momentin ende nuk kam arritur të gjej ndonjë gjë të re në tregun e punës në fushën e Menaxhimit të Projekteve, megjithatë kam arritur të përmirësoj cilësinë e punës sime në pozicionin që kam aktualisht.

Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?

Era: Po, trajnimi i ka përmbushur në çdo aspekt pritshmëritë e mia.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnim?

Era: Kjo fushë është gjithnjë e më e kërkuar në tregun e punës në Kosovë. Edhe nëse vetëm kërkojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre organizuese dhe komunikuese, atëherë ky trajnim është zgjedhja më e mirë për ta. Ndonjëherë ndryshimi mes suksesit dhe dështimit qëndron në faktin se a mund të menaxhojmë punën tonë nga fillimi deri në fund siç duhet.

Scroll to top