fbpx

Ema Borovci është studente në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri UBT.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Ema: Jo, nuk kisha njohuri specifike në këtë fushë. Megjithatë kisha interes të madh për Data Science dhe akademia më  ka ndihmuar në avancimin e aftësive.

Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?

Ema Kam vendosur ta ndjek një akademi të tillë për shkak të rritjes së madhe në industrinë e teknologjisë dhe kërkesës së madhe të saj në tregun e punës.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

EmaMe anë të kurrikulës së plotë të akademisë, ligjëruesve, projekteve praktike, akademia ka përmirësuar shumë aftësitë e mia në Data Science ku për momentin jam edhe duke punu në projektin tim të parë real që e avancon portofolion time personale.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Ema Të gjithë ligjeruesit kanë qenë profesionistë në fushat e tyre dhe kanë qenë interaktiv përgjatë tërë akademisë, gjë që më ka ndihmuar të fitoj përvojë praktike. Poashtu ligjëruesit kanë qenë të qasshëm edhe jashtë ligjeratave për ndihmë rreth detyrave apo projekteve.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

EmaAjo që më ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Data Science ka qenë se si secili modul ka ligjeruësit përkatës për secilën fushë ku detyrat/projektet për secilin modul kanë qenë praktike dhe reale.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Ema Metodat e mësimit dhe struktura e tyre kanë qenë shumë relevante në aftësimin e kësaj fushe. Shembujt e ndryshëm të projekteve nga ligjëruesit gjatë akademisë më kanë ofruar aftësi për tregun e punës.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

EmaBesoj se aftësitë dhe njohuritë e fituara në akademi do të më ndihmojnë shumë të fitoj praktikë në vendet e punës që Jungle na dërgon apo edhe kompanitë partnere të ndryshme.

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

EmaAkademia i ka përmbushur po edhe tejkaluar pritshmëritë e mia.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Ema Programi i trajnimit kombinon teorinë dhe praktikën dhe është shumë i përshtatshëm besoj për secilin student që dëshiron ta ndjekë këtë fushë. Akademia përdorë metodat më të reja dhe më të aplikueshme në tregun e punës që më bën gjithsesi të ju sygjeroj Jungle për këtë akademi.

Grupi i ardhshëm për Data Science Academy fillon së shpejti!
Scroll to top