fbpx

Edison Bajrami ishte student në programin e trajnimit në Project Management. Ai momentalisht punon si QA Automation Engineer në Ritech. 

Jungle: A keni pasë njohuri paraprake në këtë fushë?

Edison: Kam pasur njohuri bazike. 

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja si një Project Manager?

Edison: Kursi ka qenë i mrekullueshëm. Përmes këtij kursi njohuritë e mia si Project Manager janë zgjeruar shumë

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Edison: Ligjëruesit kanë qenë të mrekullueshëm dhe do ta shfrytëzoja këtë intervistë të falenderoja të gjithë stafin e Jungle dhe ligjëruesit për ndihmën e ofruar gjatë këtij trajnimi.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?

Edison: Më së shumti më ka pëlqyer ndërveprimi ndërmjet ligjëruesve dhe neve studentëve. Kemi qenë tërë kohën të involvuar në secilën temë.

Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?

Edison: Gjërat që kemi mësuar në trajnim janë shumë relevante pasi ligjëruesit kanë përvojë hands-on në fushën e Project Management dhe na kanë ofruar praktikat më të mira në këtë fushë

Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi të gjeni praktikë, punë apo edhe të avanconi njohuritë në punë?

Edison: Trajnimi më ka ndihmuar shumë siç e ceka edhe më lart. Pasi për momentin jam në kontratë punë, nuk kam qenë në kërkim të një pozitë të re. Por, siç e ceka, trajnimi mi ka zgjeruar njohuritë shumë.

Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?

Edison: Trajnimi edhe i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Gjithçka ka shkuar jashtëzakonisht mirë

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnimi?

Edison: Po, do t’ju sugjeroja të gjithë të interesuarve për fushën e Project Management që të regjistrohen sa më parë në Jungle pasiqë do ta shohin edhe vetë se sa shumë do të ju ndihmojnë stafi i Jungle së bashku me ligjëruesit.

Scroll to top