fbpx

Edison Berisha është student i kursit për video editing. Pas kursit ai ka qenë praktikant në Jungle dhe punon si Video Editor në Onima. 

Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?

Edison: Nuk kam pasur njohuri paraprake në këtë fushë, mirëpo më ka interesu të kem më shumë informata rreth botës së Video Editing. Gjithashtu, dëshira e madhe për me kriju dhe editu video më ka shty me u regjistru në kurs. 

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si Video Editor?

Edison: Kursi ka ndiku shumë në zhvillimin e aftësive të mia si një Video Editor i ardhshëm pasi që përveç aftësive profesionale unë jam aftësu edhe si të sillem në botën e punës dhe me klientët.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?

Edison: Ligjëruesi ka qenë i shkëlqyer në ligjërim dhe më ka ndihmu shumë për çdo pyetje apo paqartësi që e kam pasur gjatë ligjëratave. Ligjëruesi ka qenë shumë motivues edhe ka qenë i hapur për çdo kërkesë apo sfidë që e kam kalu gjatë kursit.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?

Edison: Pjesa e preferuar e kursit ka qenë ora e mësimit. Ligjëratat kanë qenë shumë atraktive dhe interesante. Ligjëratat kanë qenë gjithmonë ndryshe nga njëra tjetra dhe shumë informuese.

Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur?

Edison:  Ligjëratat kanë qenë shumë lehtë për tu kuptuar dhe në të njëjtën kohë edhe jo shumë të gjata. 

Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?

Edison:  Kursi ka qenë shumë efektiv pasi që unë nuk kam pasur njohuri paraprake në këtë fushë dhe mësimet ishin ato të cilat janë më të kërkueshmet në tregun e Video Editing. Të gjitha aftësitë që i morra në kurs janë të njëjta me ato që kërkohen në kompanitë të ndryshme.

Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi të gjeni praktikë apo punë?

Edison: Pasi që e përfundova kursin në Video Editing unë menjëherë fillova punë si një Video Editor në Jungle, duke editu video të ndryshme për kompaninë. Kohëve të fundit kam pranuar ofertë në kompaninë Onima, në të cilën po punoj gjithashtu si video editor.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?

Edison: Kursi i ka përmbush dhe i ka kalu pritshmëritë e mia pasi që të gjitha që i kam mësu dhe përvoja më kanë ndihmuar të zhvillohem shumë profesionalisht.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?

Edison: Studentëve të tjerë që janë të interesuar për botën e Video Editing, ju them që Jungle është vendi i duhur për të mësuar dhe për tu rritur profesionalisht.

Scroll to top