Drin Lokaj ka qenë student në kursin e ‘Video Editing’. Drinit gjithmonë i ka pëlqyer të merret me fusha që në një mënyrë ose tjetër, gjatë procesit të krijimit, kanë lidhje me pjesën kreative. Një ndër to për Drinin ka qenë procesi i editimit të videove të papërpunuara, ku këto marrin formë dhe kuptim duke krijuar një produkt final të gatshëm të transmetohet te publiku.
Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Drini: Po, kam pasur njohuri pasi kam punuar dhe jam marrë me këtë profil. Megjithatë, unë e regjistrova këtë kurs pasi që kisha interesim të mësoja gjëra të reja në ‘Video Editing’ që kërkohen në tregun e tanishëm. Dhe kursi më ka ndihmuar shumë që njohuritë bazike të mijat t’i përforcoj dhe ta mësoj Adobe Premire Pro më profesionalisht.
Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja si video editor?
Drini: Ka ndikuar mjaft shumë, sidomos në aspektin e orientimit, në specifikat që kërkohen në tregun aktual. Ky kurs është gjithçka që një Video Editor duhet të mësoj. Disa nga aftësitë që do të veçoja janë, se tani i kushtoj më shumë vëmendje detajeve, punoj më mirë me të tjerët, jam bërë më fleksibil dhe i hapur për ndryshime, jam bërë më kreativ dhe më i durueshëm gjatë procesit të editimit të videove.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Drini: Ligjëruesi ka qenë perfekt në çdo aspekt. Ndihem i privilegjuar të kem qenë student i një ligjëruesi të tillë si Agon Nushi. Agoni është gjithmonë në hap me kërkesat e tregut dhe na ka mësuar me një entuziasëm të cilin shumë pak ligjërues e kanë. Ai gjithmonë ka qenë i gatshëm edhe jashtë orëve të trajnimit të na ndihmojë. Për një profesionist si Agon Nushi ky kurs ja vlen edhe dy herë më shumë.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?
Drini: Përkushtimi maksimal i ligjëruesit, përmbajtja e mësimeve të kursit, atmosfera e kursit dhe përkushtimi i kompanisë Jungle ndaj nesh. Gjithashtu, çka më ka pëlqyer më shumë ka qenë mënyra se si mësimin e kemi adaptuar në mënyrë praktike, detyrat dhe mësimi ishin shumë atraktive dhe asnjëherë të mërzitshme.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfarë eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Drini: Mendoj që metoda e mbajtjes së kursit online është mjaft efektive kur studenti do të mësoj. Kur çdo ditë e më shumë po shtohen kërkesat për punë online, kjo e dëshmon se sa mirë funksionon kjo metodë.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Drini: Ka qenë jasht mase efektiv, ligjëruesi është në hap me kërkesat e tregut dhe e di shumë mirë se çka kërkohet momentalisht në fushën e Video Editing. Vetë fakti që ky kurs më ka ndihmuar të zhvillojë aftësit e mia profesionale dhe praktike tregon që efektiviteti i këtij kursi është i madh.
Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi të gjeni praktikë apo punë?
Drini: Kursi më ka ndihmuar shumë në formimin tim profesional. Falë këtij kursi unë kam përforcuar aftësitë e mia për video editim dhe tani punoj online si video editor në një kompani amerikane.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Drini: Kursi i Video Editing i ka tejkaluar pritshmëritë e mija.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Drini: Një video editor i mirë e ka shumë të lehtë të qaset në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Mesazhi im është që secili që sado pak ka prirje për këtë fushë, e ka mundësinë që me Agonin të shndërrohet në një Great Editor!
Grupi i radhës fillon së shpejti, bëhu pjesë e kursit dhe fillo një karrierë të suksesshme!