Diellza Haxhimehmeti është studente në kursin për Web Design, gjithashtu e diplomuar në Inxhinieri Ekonomike. Edhe pse ka përvojë 3 vjeçare në Graphic Design ajo ka ndjekur kursin në mënyrë që të jetë sa më e përgaditur për tregun e punës. Ajo ka një natyrë shumë inspiruese, kureshtare dhe në kërkim të vazhdueshëm për njohuri dhe sfida të reja.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Web Design?
Diellza: Ajo çka mua më ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit është zëvendësimi i profesorit me klientin. Profesori Dimal është përpjekur vazhdimisht që të na përgatis për tregun e punës duke na angazhuar në projekte reale me të cilat mund të hasim në të ardhmen.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Diellza: Megjithëse ligjëratat online janë më të vështira për tu ndjekur, për shkak të vështirësisë që t’i dedikohesh secilit student, profesori Dimal ia ka dalë pa problem që të na angazhojë dhe të merret me secilin prej nesh.
Unë jam bashkangjitur më vonë në kurs dhe pa dyshim që kisha frikën se do të mbetesha prapa në krahasim me të tjerët. Por, duke iu falenderuar përkrahjes nga profesori dhe grupi i mrekullueshëm kam arritur të kap ritmin e punës dhe të vazhdojë njëtrajtshëm me të tjerët.
Jungle: Ti ke qenë më e fokusuar në pjesën e dizajnit grafik. Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit në kalimin prej graphic designer në web designer?Diellza: Eksperienca ime në dizajn grafik më ka lehtësuar punën në UI, megjithatë kalimi nga dizajni grafik në UX/UI nuk është aq i lehtë. Dallimi më i madh qëndron se ky profil kërkon më shumë përkushtim në kuptimin e thellë të eksperiencës së përdoruesit dhe ndërveprimit të softverëve me përdorues.
Nëse dizajni grafik nënkuptohet si art, atëherë user interface paraqet një shkencë në vete.
Kursi ka qenë shumë i dobishëm që të më hap një shteg të ri, i cili pa dyshim kërkon ende shumë punë për ta përforcuar.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Diellza: Pritshmëritë e mia pas përfundimit të kursit kanë qenë: të mësojë bazat mbi UX/UI dizajn dhe programet adekuate, të bashkëpunojë me një ekipë në një projekt të përbashkët, të përfshihem në një projekt real ku do të zhvillojë dhe përdorë aftësitë e mia analitike, hulumtuese, empatike dhe artistike si dhe në përfundim të kursit të kem projekte të përfunduara të cilat do të më shërbejnë për porfolio.
Ky kurs pa dyshim që ka përmbushur të gjitha më lartë, dhe më shumë se aq.
Ligjëruesi ka dhënë maksimumin e tij që të nxjerrë më të mirën prej nesh. Ka qenë i gatshëm të jap feedback të vazhdueshëm ndaj secilit, të kontrolloj punimet tona si dhe të na përgjigjet në çdo nevojë për ndihmë të ciliën e kemi pasur në çdo kohë dhe jo vetëm gjatë orarit të ligjëratave.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentet qe deshirojnë të regjistrohen në kurs?
Diellza: Zhvillimi i një profili të ri kërkon dedikim dhe mësim të vazhdueshëm. Por shumica nga ne nuk dijmë çka të fillojmë të mësojmë më përpara apo se si ti qasemi informatave më të dobishme dhe praktike aktuale.
Nëse je nga ata që dëshirojnë të punojnë në mënyrë të zgjuar, që brenda një periudhe të shkurtë të arrijnë të kapin thelbin e UX/UI dizajnit pa harxhuar më shumë kohë dhe energji në informata më pak të rëndësishme dhe vetëm teorike, atëhere ky kurs është tipik për ty.
Unë kam pas fatin që përveç ligjëruesit fantastik, të krijojë dhe miqësi të reja me një grup jashtëzakonisht punëtorë, të motivuar dhe energjikë, dhe mund të them definitivisht që është një nga eksperiencat më të mira që kam pasur kohëve të fundit.
Regjistrohuni në grupin e ardhshëm!