fbpx

Delfina Vitija është studente e Data Science Academy. Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe punon si Administrator @BDSwiss Back Office

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Delfina: Po, kam pasur njohuri, mirëpo në disa paketa softuerike më të thjeshta, të cilat kam pasur rastin që t’i mësoj në universitet.

Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?

Delfina Arsyeja ka qenë dëshira dhe interesi i madh për tu marë me përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e rezultateve, gjithashtu edhe sepse Data Science po bëhet gjithmonë e më shumë një punë mjaft e kërkuar dhe profitabile pasi që ka aplikime pothuajse në secilën fushë.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

DelfinaAkademia më ka ndihmuar shumë që të kuptoj mjaft mirë fushat e ndryshme të Data Science dhe të vazhdoj të bëj edhe vet analiza dhe projekte të grupeve të ndryshme të të dhënave.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Delfina Të gjithë ligjëruesit kanë qenë shumë profesionistë në secilin modul që e kanë ligjëruar dhe kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë jo vetëm gjatë kohës së ligjëratave, por kurdo që kemi pasur nevojë për ndihmën e tyre. 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

DelfinaGjatë akademisë ajo që më ka pëlqyer më së shumti kanë qenë detyrat dhe projektet që kemi pasur në secilin modul, që e kanë bërë ende më interesant dhe sfiduese gjithë përvojën time në Jungle.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

DelfinaAkademia ka qenë shumë mirë e organizuar në ndarjen e moduleve dhe mësimin e fushave të ndryshme që momentalisht po kërkohen në treg. Gjithashtu mendoj që mua dhe secilin nga kolegët na kanë bërë më se të gatshëm për tregun e punës.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

DelfinaKohë pas kohe stafi i Jungle na dërgon konkurse për vende të lira të punës, e që po shpresoj që pas aplikimit do të mundem të kyçem në njërën nga kompanitë.

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

DelfinaDeri tash padyshim që i ka përmbushur pritshmëritë e mia.

 

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Delfina Nëse e zgjedh fushën e Data Science do të thotë të bëhesh ekspert në krijimin e ndryshimeve pozitive, duke ofruar informacion të vlefshëm që nevojitet në marrjen e vendimeve të sigurta në vendin që punoni. E që nuk besoj që mundem të shtojë diçka më shumë, veçse nëse jeni pasionant i të dhënave dhe i kushtoni vëmendje detajeve, atëherë padyshim Data Science është akademia e duhur për ju. 

Scroll to top