Delfina Vitija është studente e Data Science Academy. Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe punon si Administrator @BDSwiss Back Office
Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?
Delfina: Po, kam pasur njohuri, mirëpo në disa paketa softuerike më të thjeshta, të cilat kam pasur rastin që t’i mësoj në universitet.
Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?
Delfina: Arsyeja ka qenë dëshira dhe interesi i madh për tu marë me përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e rezultateve, gjithashtu edhe sepse Data Science po bëhet gjithmonë e më shumë një punë mjaft e kërkuar dhe profitabile pasi që ka aplikime pothuajse në secilën fushë.
Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?
Delfina: Akademia më ka ndihmuar shumë që të kuptoj mjaft mirë fushat e ndryshme të Data Science dhe të vazhdoj të bëj edhe vet analiza dhe projekte të grupeve të ndryshme të të dhënave.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?
Delfina: Të gjithë ligjëruesit kanë qenë shumë profesionistë në secilin modul që e kanë ligjëruar dhe kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë jo vetëm gjatë kohës së ligjëratave, por kurdo që kemi pasur nevojë për ndihmën e tyre.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?
Delfina: Gjatë akademisë ajo që më ka pëlqyer më së shumti kanë qenë detyrat dhe projektet që kemi pasur në secilin modul, që e kanë bërë ende më interesant dhe sfiduese gjithë përvojën time në Jungle.
Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?
Delfina: Akademia ka qenë shumë mirë e organizuar në ndarjen e moduleve dhe mësimin e fushave të ndryshme që momentalisht po kërkohen në treg. Gjithashtu mendoj që mua dhe secilin nga kolegët na kanë bërë më se të gatshëm për tregun e punës.
Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?
Delfina: Kohë pas kohe stafi i Jungle na dërgon konkurse për vende të lira të punës, e që po shpresoj që pas aplikimit do të mundem të kyçem në njërën nga kompanitë.
Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?
Delfina: Deri tash padyshim që i ka përmbushur pritshmëritë e mia.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?
Delfina: Nëse e zgjedh fushën e Data Science do të thotë të bëhesh ekspert në krijimin e ndryshimeve pozitive, duke ofruar informacion të vlefshëm që nevojitet në marrjen e vendimeve të sigurta në vendin që punoni. E që nuk besoj që mundem të shtojë diçka më shumë, veçse nëse jeni pasionant i të dhënave dhe i kushtoni vëmendje detajeve, atëherë padyshim Data Science është akademia e duhur për ju.