Dea ka përfunduar me sukses programin e trajnimit në Digital Marketing. Ajo sapo është punësuar si UI/UX Designer tek partneri ynë Mates LLC.
Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?
Dea: Jo, njohuritë e mia në lidhje me marketing dixhital para mbajtjes së këtij trajnimi kanë qenë në nivel shumë sipërfaqësor.
Jungle: Sa ka ndikuar trajnimi në zhvillimin e aftësive tua në Digital Marketing?
Dea: Ndikimi ka qenë tejet i madh. Arrita të punësohem në Jungle si Marketing & Presales Executive ende pa e përfunduar dhe tani punoj si UX/UI designer në Mates LLC.
Jungle: Çfarë mendimi ke për ligjëruesit?
Dea: Ligjëruesit kanë qenë specialistë të vërtetë të fushës së tyre. Përtej ekspertizës, më ka lënë përshtypje të mirë edhe aftësia për të transmetuar njohurinë e tyre përmes shembujve që kanë marrur nga përvojat e tyre personale, qasja e lirshme që kemi pasur me ta si dhe gadishmëria për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive tona edhe pas orarit të trajnimit.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë trajnimit për Project Management?
Dea: Më së shumti më ka pëlqyer ndërlidhja shumë intuitive mes moduleve si dhe fakti se të gjitha detyrat apo ushtrimet kanë qenë shumë praktike dhe të logjikshme.
Jungle: Sa ka qenë efektiv trajnimi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë trajnimit me aftësitë që kërkohen në treg?
Dea: Kam pasur mundësinë të takohem e bashkëbisedoj me ekspertë të marketingut dixhital edhe jashtë Jungle dhe kam parë se të gjitha temat të cilat i përmendnin në trajnim qarkullonin nëpër bisedë. Të gjitha termat dhe llojet e strategjive ishin praktika të vërteta dhe të gjithë ligjëruesit i kanë aplikuar dhe vazhdojnë t’i aplikojnë në rolet e tyre.
Jungle: Sa të ka ndihmuar trajnimi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avanconi njohuritë në punë?
Dea: Siç thash edhe më parë, arrita të punësohem në Jungle ende pa e përfunduar trajnimin. Gjatë kohës time në aty, kam pasur mundësinë t’i aplikoj temat për të cilat mësonim në praktikë. Me kalimin e moduleve, munda të vërej se rezultatet e mia në punë vetëm sa shkonin e përmirësoheshin.
Jungle: A i ka përmbushur trajnimi pritshmëritë e tua?
Dea: Trajnimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia në çdo aspekt. Ka qenë me të vërtetë një përvojë e bukur dhe një mundësi shumë e mirë për të mësuar në një kohë relativisht të shkurtër të gjitha bazat e degëve kryesore të marketingut dixhital.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në trajnim?
Dea: Kjo është një nga fushat në të cilat punësimi është vetëm çështje dëshire. Mundësitë për sukses dhe avancim në karrierë janë jashtëzakonisht të larta, edhe në Kosovë, por sidomos në formën e freelancing. Me njohuritë të cilat i fitoni në trajnim mund të zgjidhni drejtime të ndryshme të karrierës, nuk jeni të limituar vetëm në një rol apo nivel.