fbpx

Bujana Sheholli ka përfunduar me sukses Akademinë e Project Management.  Gjatë akademisë ajo është punësuar në kompaninë tonë partnere Growzillas si Account Manager. 

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Bujana: Jo nuk kam pasur.

Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?

Bujana Arsyeja pse vendosa të ndjek një trajnim në Project Management ishte për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë time në këtë fushë. Gjithashtu dua të fitoj njohuri të reja, metoda dhe mjetet e avancuara për të organizuar, planifikuar dhe monitoruar projekte me sukses në mënyrë që ti praktikoj ato në punën time si menaxhere e projekteve në të ardhmen.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

BujanaPo ndikon në mënyrë shumë pozitive. Po kuptoj shumë rreth disa aftësive të cilat i kam zbuluar tek vetja dhe po i përvetësoj shumë sidomos gjatë detyrave.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Bujana Në përgjithësi shumë të mirë.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

BujanaInteraktiviteti në mes të studentit dhe ligjëruesve.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

BujanaMendoj që trajnimi është shumë efektiv, çdo gjë që po e mësojmë është shumë relevante më çka po kërkohet në treg.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

BujanaGjatë akademisë jam punësuar si Account Manager ku i përdori shumë aftësi që i kam përvetësuar gjatë akademisë. Dhe njëherë për njëherë më ndihmon vetëm për të avancuar njohuritë në punë. 

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

BujanaPo trajnimi ka përmbushur pritshmëritë e mia.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Bujana:  Akademia ka qenë një super eksperiencë, përvec mësimit në detaje se si duhet të jetë një Project Manager i suksesshëm, gjithashtu praktika që e kemi bo me detyra në projekt ka ndihmu shumë në mënyrën e shkrimit të projektit dhe zgjidhjes së problemeve që mund t’i hasim përgjatë punës. Nëse kanë plan me punu në të ardhmen si PM apo janë duke punuar si PM akademia ka për të ju ndihmu në çdo aspekt.

Scroll to top