fbpx

Blerina Gërguri është studente në akademinë për Digital Marketing. Gjatë akademisë Blerina është punësuar në njërin nga partnerët e Jungle- Vibe Agency si Social Media Manager.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Blerina: Sa i përket njohurive p araprake në fushën e marketingut dixhital nuk kam qenë shumë e informuar, mirëpo kohëve të fundit isha e interesuar për të vijuar në ndonjë trajnim të kësaj fushe. Unë vendosa të regjistroj trajnimin në Jungle pasi që më rekomanduan disa miq që kishin përfunduar trajnimin po ashtu në Jungle, gjithashtu të punësuar në fusha profesionale.

Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?

Blerina:  Kam vendosur pikërisht Akademinë e Digital Marketing në Jungle sepse përmban gjithsej 10 module profesionale, të cilat ligjërohen nga profesionistë të fushave të marketingut dixhital dhe kam pasur besimin që në të ardhmen do fitoj njohuri të reja që do më ndihmonin të ndërtoj një karrierë të suksesshme.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

Blerina: Nëpërmjet trajnimeve të kualifikuar dhe praktikave të ofruara, kam mësuar teknikat më të reja dhe efektive për të arritur qëllimet e mia.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Blerina:  Të gjithë ligjëruesit në Jungle janë të kualifikuar, profesionistë dhe të pasionuar për fushën e tyre. Ata kanë qenë të vëmendshëm ndaj studentëve dhe kanë ofruar këshilla dhe udhëzime të vlefshme për të na ndihmuar në zhvillimin tonë profesional.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

Blerina: Duke filluar nga stafi i Jungle të cilët kanë qenë gjithmonë të përkushtuar dhe të saktë, gjithashtu atmosfera miqësore e stafit ndaj studentëve. Zhvillimi i ligjëratave kanë qenë shumë profesionale, korrekt dhe te kuptueshme.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Blerina:  Akademia që kam ndjekë në Jungle më ka ndihmu për tu aftësuar në fushën e marketingut dixhital, në të gjitha modulet kemi pasur edhe detyra praktike gjë që më kanë rritur aftësitë e mia profesionale dhe e ka bërë shumë më të lehtë për me u kyç në tregun e punës.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Blerina: Ende pa e përfunduar të gjithë trajnimin, kam gjetur punë si Social Media Manager, në Vibe Agency që është kompani partnere e Jungle. 

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

Blerina: Unë do thoja që ka kaluar pritshmëritë, sepse me të vertetë janë aq profesional dhe kanë qenë të gatshëm për të më ndihmuar për çdo informacion që më është dashtë me e ditë rreth fushës së marketingut dixhital.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Blerina: Po, patjetër! Nëse dëshironi të keni një karrierë të suksesshme në fushën tuaj, Jungle është vendi i duhur për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Trajnimet dhe kurset janë të cilësisë së lartë dhe me ligjërues profesional. Kështu që, nuk keni pse të hezitoni që të regjistroheni në Jungle!

Scroll to top