fbpx

Unë jam Aziz Drini, 26 vjec, kam studiuar programim në universitetin e Prizrenit, kam pasur interesim në digital marketing tash e një kohë, dhe vendosa t’i bashkangjitem akademisë “Jungle” për trajnime !

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Azizi:  Njohuri bazike, jo të avancuara.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

Azizi: Ka ndikuar në nivel të lartë.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Azizi Ligjëruesit janë profesionist të shkëlqyer në punën e tyre, dhe na kanë ndihmuar gjithmonë për t’i avancuar aftësitë tona në këtë lami.

 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

Azizi:  Njëra ndër gjërat që më ka pelqyer më së shumti është atmosfera shoqërore në akademi po ashtu dhe mënyra se si ligjëruesit na mësojnë me shembuj real duke na treguar punën e tyre në çdo detaj, gjë që na bënë të kuptojmë si “rrjedh” puna në tregun e Kosovës dhe nëpër botë!

 

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Azizi:  Akademia ka qënë mjaftë efektive, dhe gjërat që i kam mësuar gjatë trajnimit janë tejet relevante sepse kemi punuar me projekte reale të menaxhuara nga ligjërues profesionist.

 

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Azizi:  Akademia më ka ndihmuar ti avancoj aftësit e mija në fushen e digital marketing, gjë që më bënë të gatshëm për punë eventuale në këtë fushë!

 

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

Azizi: Po, i ka përmbushur!

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Azizi Personave që janë të interesuar në Digital Marketing dhe dëshirojnë të avancohen në këtë lami, pa marrë parasysh se a kanë njohuri paraprake ju rekomandoi Jungle si akademi sepse janë të nivelit të lartë profesionale, dhe ligjëruesit janë te gjithë me përvojë pune shumë-vjecare dhe gjithmonë të gatshëm të na ndihmojnë për cdo gjë!

 

 

 

 

 
 
Scroll to top