fbpx

Arlinda Ibishi është studente në kursin e Video Editing gjithashtu ajo është studente në Fakultetin e Arteve, në degën Dramaturgji-skenar filmi. 

Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Arlinda: Kam pasur njohuri paraprake për editim, por ajo që më bëri të formësohen profesionalisht në këtë fushë, është kursi që kam përfunduar në Jungle. Kursi më ka ndihmuar shumë që ato njohuri bazike ti përforcoj dhe të mësoj edhe gjëra të reja për të cilat nuk kisha njohuri. 

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si video editor?
Arlinda: Kursi më ka mësuar gjithçka rreth editimit të një videoje. Duke fillu prej anës teknike e deri tek ana profesionale e videos. Më ka mësu të jem e durueshme, të dua punën që bëj dhe të jem e perqendruar. Gjatë kursit në Video Editing aftësitë e mia janë zhvilluar shumë dhe ndihem më e përgaditur edhe për tregun e punës në këtë drejtim. 

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Arlinda: Ligjëruesi Agon Nushi ka qenë një prej ligjëruesve më të mirë që kam takuar. Patjeter që po të mos ishte ligjeruesi i duhur, asnjë nga ne nuk do te kishim pasur suksese në këtë kurs. Kam përfitu shumë prej Agonit. Ka qenë i gatshëm me na ndihmu në çdo hap dhe të jap më të mirën e mundshme tek ne. Më ka ndihmuar shumë të zhvilloj aftësit e mia në Video Editing dhe jam shumë faleminderuese për punën e tij të palodhshme. 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?
Arlinda: Edhe pse kursi ka qenë online, nuk kemi pas asnjë problem në bashkëbisedim me njëri-tjetrin. E bukura ka qenë që përveq ligjëratave teorike, ka qenë edhe ana praktike e kursit, ku gjithësecili prej neve kemi editu duke u konsultu me ligjëruesin për çdo paqartësi. Jam ndjerë e lirë të pyes për çdo gjë që më interesonte. Ligjeratat kanë qenë shume produktive. Andaj, nuk është vetëm një por janë shumë gjëra që më kanë pëlqyer rreth kursit. 

Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Arlinda: Eksperienca ime gjatë mbajtjes së ligjëratave ka qenë pa dyshim shum interesante dhe e bukur edhe pse ishte virtualisht. Njohuritë e mia paraprake me Adobe Premiere, kanë qenë vetëm bazike. Ndërsa tani pas përfundimit të kursit, mund të them se kam kriju vetëbesim dhe profesionalizëm në punë falë ligjëratave. 

Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Arlinda: Kursi ka qenë mjaft efektiv. Kemi mësu gjëra të reja të cilat janë në hap me kohën dhe gjithçka rreth atyre që kërkohen nga tregu sot. Unë mendoj që pothuajse të gjitha gjërat e mësuara në kursin Video Editing janë të nevojshme, efektive dhe relevante për tregun tonë.

Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi të gjeni praktikë apo punë?
Arlinda: Kursi më ka formësu profesionalisht si një video-editore. Kam pas guximin që disa prej projekteve të mia t’i editoj vet personalisht, dhe përveq kësaj tani punoj në kompaninë Jellysmack-Ikone studio. Andaj, ky kurs më ka ndihmu shumë të gjej punën e tanishme pasi që më ka aftësu për tregun e punës. 

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Arlinda: Kursi i ka përmbushur pritshmëritë e mia dhe i ka tejkaluar ato. Me një fjalë kontenti i këtij kursi, ligjëruesi dhe gjithçka rreth këtij kursi përmbush një student në Video Editing sepse edhe të mëson por të përgadit profesionalisht. 

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Arlinda: Besoj se të gjithë ata që ka synim me u bo një super Video-Editor, janë duke e kërku një kurs të mirë dhe efektiv. Të gjithë ata që kanë dëshirë me u zhvillu në mënyrë profesionale u’a sugjeroj këtë kurs. Po të ekzistonte mundësia të filloj prej zero, prapë do të regjistroja kursin në Jungle. 

 

Scroll to top