fbpx

Ardita Dreshaj studion dizajn mode dhe është studente në Akademinë për Digital Marketing. Gjatë trajnimit Ardita është punësuar në Jungle si Praktikante e Digital Marketing dhe në Vivienne Academy si Contenct Creator.

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

Ardita: Jo nuk kam pasur njohuri në Digital Marketing.

Jungle: Pse keni vendosur me ndjek një akademi të tillë?

Ardita: Kam vendosur me ndjek këtë akademi për shkak se e kam parë që kjo fushë është shumë e kërkuar dhe shumë aftësia të mia janë lidhur me këtë fushë. Gjithashtu kam përzgjedhur Jungle si vendin ku me ndjek këtë akademi për shkak të profesionaliteti, ligjëruesve si dhe plan programit që kanë.

Jungle: Sa ka ndikuar akademia në zhvillimin e aftësive tuaja si një Digital Marketer e ardhshme?

Ardita: Akademia më ka ndikuar shumë në zhvillimin e aftësive të mia në digital marketing. Unë kam pas zero njohuri në këtë drejtim, tani kam përfitu shumë njohuri të reja dhe mund të them se mundem me i shfrytëzu këto njohuri shumë lehtë edhe në praktikë.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Ardita: Të gjithë ligjëruesit kanë qenë shumë të mirë. Ata jo vetëm që kanë njohuri për temat dhe fushën por gjithashtu kanë aftësitë e nevojshme për te komunikuar dhe nda këtë me studentët në një mënyrë të kuptueshme. Gjatë tërë kohës kemi pas aktivitetet të ndryshme që e kanë bërë mësimin shumë atraktiv.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë akademisë për Digital Marketing?

Ardita: Ajo që më pëlqen shumë janë projektet dhe “sfidat” përgjatë akademisë në mënyrë që të bëhemi sa më profesionistë. Po ashtu mundësia për diskutime dhe shkëmbime të ideve me studentët e tjerë dhe ligjëruesit.

Jungle: Sa ka qenë efektive Akademia në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë akademisë me aftësitë që kërkohen në treg?

Ardita: Akademia ka module dhe detyra të cilat lidhen tepër shumë me praktikën. Në dy punët e mia të reja vetëm se kam fillu me i apliku shumicën e gjërave që i kemi mësu gjatë akademisë.

Jungle: Sa të ka ndihmuar akademia për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

Ardita: Gjatë akademisë mua më është dhënë mundësia me fillu në dy punë të reja. Jam punësuar në Jungle si praktikante në Digital Marketing dhe Content Creator në Vivienne Academy.

Jungle: A i ka përmbushur akademia pritshmëritë e tua?

Ardita: Akademia përvec që i ka përmbush pritshmëritë e mia, i ka tejkaluar ato.

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Ardita: Sigurisht, sipas eksperiencës sime unë do të sugjeroja të gjithë studentëve që dëshirojnë të regjistrohen në akademi të bëjnë këtë hap. Ky trajnim ka qenë  nje mundësi e shkëlqyer për të mësuar teknikat dhe strategjitë më të fundit në fushën e digital marketing dhe të zhvilloj aftësitë e nevojshme për të filluar një karrierë në këtë fushë. Ne si student kemi pasur mundësi te mësojmë nga profesionstë të fushës dhe kemi zhvilluarë aftësite tona nëpërmjet trajnimit praktik.

Scroll to top