fbpx

Unë jam Albanoi Retkoceri, 24 vjeç, nga Prishtina. Momentalisht po punoj si Video Researcher/Social Media Manager në kompaninë MetDaan.

 

Jungle: A ke pasur njohuri paraprake në këtë fushë?

AlbanoiJo, nuk kam ditur asgjë për editimin.

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillimin e aftësive tuaja?

AlbanoiMë ka ndihmuar të shoh se sa argëtuese mund të jetë editimi, sidomos me stilin e mësimit që e kanë Jungle dhe ligjëruesi Agon Nushi, i cili është siguruar që secili të editoj diçka që në të vërtetë na pëlqen. E për shkak të kësaj ka qenë shumë ma lehtë për të edituar, sepse kemi edituar diçka që të ka pëlqyer vërtetë. Nuk kam pasur njohuri asgjë, dhe kam arritë duke pas njohuri më editimin e projekteve.

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesit?

Albanoi Kam qenë shumë i kënaqur me ligjëruesin, gjithmonë ka qenë i gatshëm të na ndihmojë si dhe të mësojë gjërat me përpikshmëri.

 

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë Kursit për Video Editing?

Albanoi Më ka pëlqyer shfaqja e kreativitetit të secilit prej pjesëmarrësve.

 

Jungle: Sa ka qenë efektive Kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?

AlbanoiMendoj që aftësitë e fituara në kurs ndihmojnë shumë në gjetjen e punës, sidomos rëndësia e vënë në editimin në takt, gjë e cila e kam parë vetë se është shumë e kërkuar në punë.

 

Jungle: Sa të ka ndihmuar kursi për të gjetur praktikë, punë apo edhe të avancosh njohuritë në punë?

AlbanoiMë ka ndihmuar të i shoh videot më ndryshe, si dhe të jem më i qartë në komunikim me video editorë tjerë, në raste kur kam pasur nevojë të bashkëpunoj.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?

AlbanoiKursi i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Fillimisht kam qenë i pasigurt se a doja të merrja pjesë, mirëpo pas një kohe e kam parë se kisha bërë vendimin e mirë. 

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në akademi?

Albanoi Nëse doni të rrisni kreativitetin tuaj, të sfidoni vetën dhe njëkohësisht të argëtoheni, ky kurs do ju ndihmojë të arrini këto qëllime.

 

 

 
 
Scroll to top