Ide për Web Design: 10 faqe ku mund të gjeni inspirim​

Ta ruash kreativitetin gjatë dizajnimit të web-it është shpesh shumë sfiduese. Edhe pse mund të jetë shumë e lodhshme, të përcjellësh trendet dhe tekonologjitë e reja të dizajnimit të website-eve ka avantazhe të shumta. 

Eksplorimi i shembujve dhe ideve të dizajnit të web-it mund t’ju ndihmojë të jeni në hap me trendet dhe teknologjitë aktuale. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse merrni klientë të ri dhe dëshironi të familjarizoheni me dizajnet më të popullarizuara në target audiencën e tyre. Eksplorimi i punës së profesionistëve të tjerë të web design jo vetëm që mund t’ju japë ide për projektet tuaja, por gjithashtu mund të përmirësojë aftësitë tuaja dhe të ofrojë një perspektivë të re mbi aspekte të caktuara të dizajnit, nga estetika deri te përdorueshmëria.

Nëse keni një listë të cilës i drejtoheni për inspirim procesi juaj i punës dhe produktiviteti mund të përmirësohen. Kjo ua lehtëson përfundimin e projekteve dhe përmbushjen e kërkesave të klientëve tuaj. Për fat të mirë, ka shumë platforma që grumbullojnë dizajne të website-eve nga e gjithë bota dhe nga industri të ndryshme. Elementor ka krijuar listën e mëposhtme:

 

  1. Elementor Monthly Showcase

Çdo muaj Elementor eksploron faqet më të mira të krijuara me Elementor në gjithë botën. Dizajnet e zgjedhura shërbejnë për të theksuar aftësitë e fuqishme të Elementor, si dhe rezultatet që fillestarët dhe ekspertët mund të arrijnë me të. Elementor Monthly Showcase përqendrohet në dizajn dhe ka për qëllim të frymëzojë punën tuaj. 

Nëse po kërkoni të eksperimentoni, ky është një burim i dobishëm sepse mund të huazoni ide nga industri të ndryshme, të tilla si udhëtimet, filmi, ushqimi dhe më shumë.

 

  1. Behance

Behance është shumë i ngjashëm me Dribbble. Këtu, dizajnerat mund të shfaqin punën e tyre dhe të lidhen me krijues të tjerë. Është gjithashtu një nga komunitetet më të mëdha të dizajnit në botë, dhe përmbajtja e tij është kryesisht e kuruar nga komuniteti. Kjo është veçanërisht e dobishme në qoftë se ju jeni duke kërkuar për fotografi, ilustrim, dhe shembuj të dizajnit grafik.

Ngjashëm me Pinterest, Behance përdor ‘moodboards’ të cilat mund t’i eksploroni, ndjekni ose t’i krijoni vetë. Gjithashtu ka edhe një ‘job board’ ku mund të aplikoni për punë freelance.

 

  1. Awwwards

Awwwards ofron një arkivë të dizajneve me kualitet të lartë. Një nga avantazhet e këtij burimi është ekskluziviteti i tij. Kushton së paku $65 për të shtuar një faqe këtu, prandaj nuk është e mbushur me shembuj mediokër. 

Një tjetër tipar i dukshëm i Awwwards është se nuk paraqet vetëm dizajne. Aty gjithashtu paraqitet çdo detaj të zgjedhur në blogun Awwwards në detaje, duke ju ndihmuar të kuptoni se cilat janë arsyet që një web i caktuar është i denjë për t’u përfshirë në Awwwards. Awwwards përdor një sistem vlerësimi dhe mundëson që përdoruesit e tij të votojnë. Dizajnet janë gjithashtu të shqyrtuar nga ekspertë të web-it që marrin në konsideratë përdorueshmërinë, dizajnin, kreativitetin dhe më shumë.

 

  1. Dribbble

Ndonjëherë nuk është koncepti i përgjithshëm i dizajnit me të cilin po keni ngecje, por një aspekt specifik ose element i faqes. Nëse është kështu, Dribbble ia vlen të shikohet. Shumë krijues e përdorin këtë faqe për të gjetur frymëzim për projektet e tyre. Çdokush mund të vendosë dizajne për një larmi elementesh, duke përfshirë ikona, aplikacione, ilustrime dhe më shumë.

Dribbble është gjithashtu një burim efektiv për zhvillimin e aftësive tuaja. Për shembull, përveç web design, ka edhe fusha të tjera si dizajni grafik që mund të jenë të dobishme për të eksploruar stile dhe teknika të reja. 

 

  1. Pinterest

Pinterest ofron një botë të gjerë në të cilën mund të zhyteni për të gjetur pothuajse çdo lloj përmbajtjeje. Nga recetat dhe arti konceptues te shembujt e marketingut dhe dizajnit, është një nga faqet më të gjera dhe fleksibile për të gjetur ide dhe frymëzim.

Në rast se nuk jeni të njohur me platformën, Pinterest përdor ‘boards’ ku mund të bëni ‘pin’ (ose të ruani) përmbajtjen tuaj të preferuar. Ju mund të krijoni borde të shumëfishta, të ftoni të tjerët të kenë qasje dhe të kontribuojnë në to, t’i ndani ato në mediat sociale dhe madje t’i “fshehni” nga publiku.

 
  1. CSS Nectar

CSS Nectar është një nga koleksionet më të mira të dizajneve të web-it në internet. CSS Nectar ka një tarifë prej $5 për të shfaqur website-et, dhe secili dizajn kontrollohet detajisht. Kjo e bën të shpejtë dhe të lehtë kërkimin për lloje specifike të dizajneve.

Një përfitim tjetër i kësaj faqe është se ka gjithmonë dizajne të reja për të eksploruar. Ju mund të shihni se sa ‘pëlqime’ merr secili, si dhe çmimet ose arritjet e fituara, të tilla si ‘Site of the Day’.

 

  1. SiteInspire

Një burim tjetër i fortë për gjetjen e ideve është SiteInspire. Kjo faqe vë në dukje disa nga dizajnet më të mira dhe interaktive të web-it. SireInspire përmban një sistem të gjerë të ‘tags’, i cili ju mundëson të përdorni tags të shumtë për të kërkuar një element ose veçori të caktuar. Ju mund të filtroni shënimet bazuar në stilin (modelet dhe skemat e dizajnit), llojin, subjektin dhe platformën.

Nëse po kërkoni të krijoni një listë të inspirimeve për krijimin e web faqeve, SiteInspire ju lejon gjithashtu të krijoni koleksione të dizenjove tuaja të preferuara. Thjesht duhet të krijoni një llogari për t’u bërë anëtar.

 

  1. Commerce Cream

Commerce Cream është një vend i web dizajneve të kuruara dhe me shumë stil.  Kur krahasohet me burimet e tjera në këtë listë, Commerce Cream është veçanërisht e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo përmban një paraqitje me një faqe ku mund të lëvizni për të eksploruar koleksionin e dyqaneve mbresëlënëse të Shopify. Për më tepër, ju mund të gjeni agjencitë prapa secilit dizajn. Kjo është e dobishme kur dëshironi të shikoni punë të tjera nga të njëjtët krijues.

Edhe pse Commerce Cream mund të mos jetë faqja më e fuqishme apo dinamike, është unike në faktin që fokusohet në niche specifike. Nëse jeni duke kërkuar frymëzim për një projekt të e-commerce, Commerce Cream mund t’ju kursejë kohë sepse nuk është i mbushur me shumëllojshmëri të gjerë të faqeve dhe llojeve të dizajni

 

  1. Calltoidea

Calltoidea është faqja që duhet të vizitoni nëse keni nevojë për frymëzim për ndërtimin e disa prej elementeve më të zakonshëm – por edhe të rëndësishëm – në një web.  Calltoidea u krijua për dizajnerët për të gjetur frymëzim për detyrat dhe projektet e përditshme. Ka një koleksion masiv të aseteve kreative që mund të përdorni për të marrë ide për përmirësimin e faqeve të mërzitshme, të tilla si Error 404 ose faqet e login.

Shembujt e përfshirë në faqe janë zgjedhur nga një ekip dizajnerësh duke marrë për bazë thjeshtësinë e dizajnit dhe përdorueshmërinë. Megjithëse faqja nuk përfshin një funksion kërkimi ose sistem të ‘tags’ si të tjerat në këtë listë, është një mundësi ideale nëse jeni duke kërkuar ide për një element specifik të dizajnit, të tilla si një slider, animacion ose pop-up.

 

  1. Admire The Web

Nga pikëpamja e dizajnit dhe UI, Admire the Web nuk është diçka për të cilën ia vlen të shkruhet. Sidoqoftë, ofron dizajne shumë të kuruara të web-it që mund të shërbejnë si burime frymëzimi. Dizajnet janë të etiketuara detajisht, kështu që ju mund ta ngushtoni shpejt kërkimin tuaj për t’u përqëndruar në një aspekt ose temë specifike. Ekzistojnë gjithashtu rekomandime të ‘përmbajtjes së ngjashme’ për kur kërkoni shembuj të ngjashëm.

Për të paraqitur një web, Admire The Web kërkon që përdoruesit të bëjnë vetëm një dhurim të vogël, i cili rimbursohet nëse nuk dizajni nuk zgjedhet. Sidoqoftë, bollëku i madh i faqeve të përfshira në galeri është i dobishëm kur jeni akoma në fazën e ideve të procesit të dizajnit dhe kërkoni një grup të larmishëm shembujsh nga të cilët mund të frymëzoheni.

Për të parë artikullin, ju lutemi vizitoni:
Web Design Ideas: 10 Great Places to Look for Inspiration

Scroll to top