
Në një treg pune që ndryshon vazhdimisht, aftësitë praktike dhe përvoja reale janë çelësi për me ndërtu një karrierë të suksesshme. Pikërisht këtë e synon Jungle – përgatitjen e profesionistëve të rinj me njohuri praktike dhe ofrimin e mundësive reale për punësim.
Akademitë e Jungle nuk fokusohen vetëm në teori. Studentët punojnë me projekte reale, mësojnë nga profesionistë aktivë në industri dhe zhvillojnë aftësi që kërkohen drejtpërdrejt në tregun e punës.
Rezultati i kësaj qasjeje shihet më së miri në historitë e suksesit të studentëve që, gjatë ose menjëherë pas përfundimit të akademive, kanë arritur të sigurojnë punë, promovime apo madje edhe të fillojnë bizneset e tyre.
Më poshtë janë disa nga historitë që tregojnë se si një trajnim i duhur dhe një komunitet profesional mund të hapin dyer të reja në karrierë.
Nga ide në biznes: Historia e Fatmira Maxhunit
Një nga shembujt më inspirues është historia e Fatmira Maxhunit, e cila pas përfundimit të Akademisë së Project Management në Jungle vendosi me ndërmarrë një hap të madh në karrierën e saj.
Menjëherë pas akademisë, Fatmira hapi biznesin e saj, Rage & Splash Room, duke e kthy pasionin dhe aftësitë e saj organizative në një projekt të suksesshëm biznesi.
Gjatë akademisë, ajo e ka pasë mundësinë me mësu rreth planifikimit të projekteve, menaxhimit të burimeve, koordinimit të ekipeve dhe menaxhimit të rreziqeve – aftësi që janë thelbësore për çdo sipërmarrës. Këto njohuri e ndihmuan me strukturu idenë e saj dhe me kthy në një biznes real.
Historia e Fatmirës është një dëshmi e qartë se si njohuritë praktike në menaxhimin e projekteve mund të përdoren jo vetëm në kompani, por edhe për të ndërtuar diçka nga zero.
Nga akademia në punë: Aziz Drini
Për shumë profesionistë të rinj, zhvillimi i aftësive të reja është çelësi për me avancu në karrierë dhe për me hapë mundësi të reja në industri. Kjo është pikërisht ajo që arriti Aziz Drini pas përfundimit të Akademisë së Digital Marketing.
Pas akademisë, ai u punësua si Campaign Executive në Tangoo Media, duke vazhdu zhvillimin e karrierës së tij në një nga fushat më dinamike të marketingut digjital.
Gjatë akademisë, ai thelloi njohuritë në strategjitë e marketingut online, menaxhimin e fushatave në platforma si Facebook, Instagram dhe LinkedIn, analizën e të dhënave dhe optimizimin e performancës së reklamave. Këto aftësi e ndihmuan atë të avancojë profesionalisht dhe të sjellë vlerë edhe më të madhe në punën e tij në industrinë e marketingut digjital.
Karrierë në organizata ndërkombëtare: Dea Hajdaraj
Një tjetër histori e suksesshme është ajo e Dea Hajdarajt, e cila pas përfundimit të Akademisë së Digital Marketing arriti të sigurojë një rol të ri profesional.
Dea u punësua si Event Manager & PR në GIZ Kosovo, një organizatë ndërkombëtare e njohur për projektet e saj zhvillimore. Puna në këtë rol kërkon aftësi të forta komunikimi, planifikimi dhe menaxhimi të aktiviteteve – kompetenca që ajo i zhvilloi gjatë akademisë dhe që tani i përdor çdo ditë në profesionin e saj.
Nga zhvillimi profesional në promovim: Historia e Mensur Berishës
Jo krejt historitë e suksesit kanë të bëjnë vetëm me punësimin e parë. Për disa studentë, akademia shërben edhe si ndërmjetësues për zhvillim të mëtejshëm në karrierë.
Kjo është historia e Mensur Berishës, i cili pas Akademisë së Digital Marketing u promovu në pozitën Senior Campaign Executive në Tangoo Media.
Njohuritë e reja dhe aftësitë e avancuara në menaxhimin e fushatave digjitale i ndihmuan atij me rritë ndikimin në punën e tij dhe të avancojë në karrierë.
Lidere e marketingut: Kaltrina Hyseni
Një tjetër shembull inspirues është Kaltrina Hyseni, e cila pas përfundimit të Akademisë së Digital Marketing arriti një pozicion drejtues në industri.
Ajo u punësua si Head of Marketing në Ulterior DTT, duke marrë përgjegjësinë për strategjinë dhe zhvillimin e marketingut të kompanisë.
Ky rol kërkon kombinim të kreativitetit, analizës dhe strategjisë – aftësi që zhvillohen përmes praktikës dhe eksperiencës, si ajo që ofrohet në akademitë e Jungle.
Karrierë në rritje në PR & Social Media: Historia e Erlis Sylejmanit
Sukseset e studentëve të Akademisë së Digital Marketing vazhdojnë të dëshmojnë ndikimin real të kësaj përvoje në karrierën profesionale.
Një tjetër shembull është Erlis Sylejmani, i cili arriti të punësohet full-time si PR & Social Media Assistant ende pa e përfunduar akademinë. Ky sukses tregon se aftësitë praktike të fituara gjatë trajnimit mund të hapin mundësi konkrete punësimi shumë shpejt.
Hyrje në industrinë e të dhënave dhe AI
Fusha e të dhënave dhe inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në tregun global të punës.
Ema Borovci, pas përfundimit të Akademisë së Data Science në Jungle, arriti të sigurojë një punë Full-Time si AI/ML Data Acquisition Specialist, duke hyrë në një industri që kërkon aftësi shumë të specializuara.
Po ashtu, Shkumbin Mazrekaj filloi karrierën e tij si Data Analyst në Gjirafa, Inc. menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Data Science.
Këto histori tregojnë se aftësitë në analizën e të dhënave dhe teknologjitë e avancuara janë ndër më të kërkuarat në tregun modern.
Suksese në fushën e Project Management
Akademia e Project Management në Jungle ka prodhu gjithashtu një numër të madh profesionistësh të rinj që kanë gjetur vendin e tyre në industri.
Një histori inspiruese nga kjo Akademi është ajo e Ermal Toplicës. Ende pa e përfunduar akademinë, Ermali arriti të sigurojë jo një, por dy pozita pune si Project Manager, duke dëshmuar se aftësitë praktike dhe përkushtimi mund të hapin dyer të mëdha në karrierë edhe para përfundimit të studimeve.
Sami Plakolli dhe Nikson Daka gjithashtu arritën të punësohen si Project Managers, duke marrë përgjegjësinë për planifikimin dhe realizimin e projekteve në organizatat e tyre.
Nga ana tjetër, Era Mamaj filloi karrierën e saj si Assistant Project Manager, një rol që i jep mundësinë të zhvillojë më tej aftësitë në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin e ekipeve.
Një histori tjetër inspiruese është ajo e Erlira Mullabazit, e cila u promovua në pozitën Proposal Manager në ITBM Group pas përfundimit të akademisë.
Ndërkohë, Gentrit Behrami arriti të punësohet si Project Manager në Hello – Talk Chat Meet, duke hyrë në një kompani ndërkombëtare teknologjike.
Riga Selimi filloi karrierën e saj si Company Coordinator Intern në Jugnle menjëherë pas përfundimit të akademisë, duke fituar përvojë të vlefshme në koordinimin e projekteve dhe proceseve organizative.
Jungle – një komunitet që ndërton karriera
Krejt këto histori kanë një gjë të përbashkët: një fillim në Akademitë e Jungle.
Qasja e Jungle ndaj edukimit është e fokusuar në praktikë, mentorim nga profesionistë të industrisë dhe lidhje të drejtpërdrejta me 40+ kompani partnere. Studentët jo vetëm që mësojnë koncepte të reja, por edhe i aplikojnë ato në projekte reale, duke ndërtuar portofolion dhe besimin e nevojshëm për me hy në tregun e punës.
Për shumë prej tyre, akademia nuk është vetëm një trajnim – është një hap i madh drejt një karriere të re.
Bëhu pjesë e historisë së radhës së suksesit
Historitë e studentëve tanë tregojnë se me trajnimet e duhura dhe përkushtim, është e mundur me ndërtu një karrierë e suksesshme në një kohë relativisht të shkurtër.
Nëse edhe ti dëshiron me zhvillu aftësi që kërkohen realisht në treg, me punu me projekte praktike dhe me hapë dyer të reja për karrierën tënde, akademitë e Jungle mund të jenë hapi i duhur për ty.
Bëhu pjesë e komunitetit të Jungle dhe fillo rrugëtimin drejt suksesit profesional sot.