fbpx

Big Data është bërë një komponent tejet i rëndësishëm në botën e teknologjisë bashkëkohore falë njohurive dhe analizave që mundëson për bizneset. Megjithatë, krijimi i grupeve kaq të mëdha të të dhënave kërkon një nivel të caktuar të njohurive dhe dispozicion të mjeteve të duhura për t’i analizuar ato në mënyrë që të zbulohet informacioni i duhur.

Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis Data Analytics dhe Data Science për shkak të lidhshmërisë së madhe që këto kanë. Por, pavarësisht ndërlidhjes së ngushtë që ato ndajnë, Data Science dhe Data Analytics ofrojnë rezultate të ndryshme dhe kanë qasje të ndryshme.

Nëse ju duhet të studioni të dhënat që biznesi juaj po prodhon, është esenciale të kuptoni se për çfarë nevojiten dhe se si çdo e dhënë është unike.

Pra, çfarë është Data Science?

Data Science është një fushë ndërdisiplinore e cila përdor metoda, procese, algoritme dhe sisteme shkencore të ndryshme për të nxjerrë njohuri dhe informacione nga të dhënat e papërpunuara, të strukturuara dhe të pastrukturuara. 

Me fjalë të tjera, ajo fokusohet kryesisht në zbulimin e përgjigjeve për gjërat të cilat nuk e dimë që nuk i dimë.

Ekspertët e Data Science përdorin teknika të ndryshme për të marrë informacion, duke përfshirë shkencë kompjuterike, analitikë parashikuese, statistika dhe machine learning për të analizuar grupe masive të të dhënave në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat nuk janë menduar ende.

E Data Analytics?

Data Analytics fokusohet në përpunimin dhe kryerjen e analizave statistikore të grupeve ekzistuese të të dhënave. Analistët përqëndrohen në krijimin e metodave për gjetjen, përpunimin dhe organizimin e të dhënave të cilat na orientojnë drejtë zbulimit të zgjidhjeve të problemeve aktuale dhe krijimit të mënyrës më të mirë për t’i prezantuar këto të dhëna.

Me fjalë të tjera, fusha e Data Analytics merret me gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet të cilat ne e dimë se nuk i dimë. Më e rëndësishmja, ajo bazohet në prodhimin e rezultateve që mund të krijojnë përmirësime të menjëhershme.

Mirë, pra ku është dallimi?

Edhe pse shumë individë përdorin këto terma në mënyrë të ndërsjellë, Data Science dhe Data Analytics janë fusha të ndryshme, fushëveprimi duke qenë dallimi kryesor midis tyre.

Data Science është një term gjithëpërfshirës i cili i referohet një grupi të fushave që përdoren për të “minuar” grupe të mëdha të dhënash.

Data Analytics është version më i fokusuar i fushës së Data Science dhe madje mund të konsiderohet pjesë e procesit të saj. Analytics është e përkushtuar ndaj gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të zbuluara nga të dhëna ekzistuese.

Një tjetër dallim i rëndëshishëm midis këtyre dy fushave është çështja e eksplorimit. Data Science prodhon njohuri më të gjera që përqendrohen në pyetjet të cilat duhen pyetur, kurse Data Analytics zbulon përgjigjjet për pyetje ekzistuese.

Të dy fushat mund të konsiderohen anë të ndryshme të së njëjtës monedhë sepse funksionet e tyre janë shumë të ndërlidhura. Kur mendojmë për këto dy disiplina, është e rëndësishme të harrojmë nocionin “Data Science vs. Data Analytics”, por t’i shohim si dy gjysma të një tërësie dhe si fusha që janë tejet të rëdësishme për të kuptuar jo vetëm informacionin që kemi, por si ta analizojmë dhe interpretojmë më mirë atë.

Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme sihurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.


Scroll to top