fbpx

Gjithçka ka të bëjë me të dhënat – ose të paktën kështu thuhet.

Big Data zakonisht përdoret për të përshkruar sasi masive të informacionit të pastrukturuar që vijnë nga kanale të ndryshme të biznesit tonë dhe jetës personale. Por, çka është e veçanta e Big Data? Asgjë. Në fakt, Big Data vet është po aq e vlefshme sa ishte interneti në 1984.

Që të dhënat të jenë të vlefshme, ato duhet t’i kenë disa karakteristika. Lexoni listën e mëposhtme të krijuar nga Forbes!

Të dhënat e shpejta (Fast Data)
Pritshmëria jonë për marrjen e menjëhershme të informacionit në 2021 është e lartë. Bota jonë është aq shume e lidhur, sa që jemi të kushtëzuar që të na duhen të dhënat menjëherë. 

Kur mendojmë për këtë në jetën tonë personale, ka shumë shembuj: Facebook, LinkedIn, Google dhe Netflix të gjithë kanë sasi të mëdha të të dhënave që duhet t’u dorëzohen përdoruesve të tyre përfundimtar. Kërkimet, videot, mesazhet – çkado që ju kujtohet, është pothuajse informatë e menjëhershme.

Në botën e biznesit, fuqia prapa perdeve të kompanive masive të të dhënave zakonisht nuk është lehtë e arritshme. Kështu, për shumë kompani, të dhënat mund të duken më të ngadalta për të arritur përdoruesit në punë sesa në jetën e përditshme. Sidoqoftë, bizneset po mësojnë shpejt mundësi të shkallëzimiz dhe të përballueshme që kanë për t’i bërë të dhënat e tyre të shpejta. Teknikat e rrjetëzimit që minimizojnë vonesën midis përdoruesve dhe të dhënave janë thelbësore. Kjo përfshin gjithçka, nga rritja e gjerësisë së brezit deri te vendndodhjet e përdoruesve, mbajtja e përdoruesve në të njëjtin rrjet ose mbajtja e të dhënave/përmbajtjes së përdorur shpesh të memorizuara për qasje të shpejtë. Sistemet moderne të ruajtjes së të dhënave dhe kompjuterëve ofrojnë nivele shumë më të larta të performancës sesa sistemet konvencionale. Si sistemet e bazuara në cloud ashtu edhe infrastruktura lokale kanë disa opsione për tu konsideruar që janë fleksibile dhe ekonomike për një biznes dinamik.

Të dhënat e besueshme (Reliable Data)
Në fund të ditës, të dhënat duhet të jenë në dispozicion kur dhe ku na duhen. Nëse nuk mund të mbështetemi vazhdimisht në to, atëherë bëhet rrezik për biznesin. Organizatat që kanë nevojë për të dhëna të besueshme ndërtojnë infrastrukturë të besueshme, vendosin aplikacione të besueshme dhe krijojnë një rrjet të besueshëm. Besueshmëria kërkon një investim në burimet e duhura, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të jetë një përpjekje e përballueshme

Gjatë dekadës së kaluar, kostot e IT-së mund të jenë rritur, por edhe vlera është në rritje. Ndërsa Transformimi Dixhital formon strategjinë e shumë organizatave, kompanitë janë duke kuptuar se investimet e teknologjisë smart mund të kenë një ROI të konsiderueshëm. Kostoja e llogaritjes së “downtime” është thelbësore për vlerësimin e kostos së vërtetë dhe rrezikut në biznesin e sotëm. Gartner vlerëson që ndikimi mesatar i downtime të papritur në ndërmarrje të kushtojë 5,600 dollarë në minutë. Krahasoni atë me kostot në rënie të rrjetit, infrastrukturës dhe shërbimeve cloud, dhe do të zbuloni se ndërtimi i besueshmërisë ka vlerë të shtuar. 

Të dhënat e përdorshme (Usable Data)
59 zettabajt. Kjo është ajo që ekspertët në IDC pretendojnë se gjurma globale e të dhënave duket në vitin 2020. Kjo është 59 miliardë terabajt! IDC citon gjithashtu që konsumi ynë global i të dhënave gjatë tre viteve të ardhshme do të tejkalojë të gjitha ato që ne kemi prodhuar dhe konsumuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo është një statistikë marramendëse që shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë.

Shumica e këtyre të dhënave masive thjesht nuk janë të përdorshme për biznesin, shkencën dhe qeverinë. Aftësia jonë për të minuar këto të dhëna në një informacion domethënës nuk ka ecur në hap me shpërthimin e të dhënave të dekadës së fundit.

Një arsye për këtë është se shumë kompani nuk kanë investuar kohë dhe burime për të kuptuar plotësisht të dhënat në dispozicion të tyre. Kalimi në një kulturë të përqendruar rreth vendimeve që kanë fokus primar të dhënat nuk është e lehtë. Përmes iniciativave të Transformimit Dixhital, kompanitë sapo kanë filluar të shfrytëzojnë “arin” në dispozicion të tyre nën grumbujt e të dhënave që ekzistojnë. Mundësia për të kuptuar më mirë biznesin tonë me njohuri të forta është brenda mundësive. Do të duhet kohë, por do t’ia vlejë të presim dhe të hapim dyert, të cilat as sot nuk mund t’i parashikojmë.

Të dhënat e sigurta (Secure Data)
Për shumë biznese, siguria e të dhënave mund të jetë më e rëndësishmja në këtë listë, dhe për një arsye të mirë. Të dhënat janë fuqi. Për atë arsye, kërkohen nga kriminelët cyber dhe shfrytëzohet për të gjymtuar operacionin e një organizate duke mbajtur të dhëna peng. Mos gaboni, të gjithë vuajmë sa herë që ndodh një shkelje.

Nevoja e vazhdueshme për të qenë vigjilent në përpjekjet e sigurisë e bën më të vështirë se kurrë drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Por, me një arenë kaq të ndërlikuar të sigurisë, shumë biznese të të gjitha madhësive luftojnë për të gjetur rrugën e duhur. Nëse kompania juaj dëshiron të përmirësojë statusin e saj të sigurisë, është mirë të merrni parasysh dy koncepte.

Së pari, filloni me një themel. Ka shumë programe dhe korniza për të ndihmuar këtu. Korniza e Sigurisë Kibernetike NIST është një burim i shkëlqyeshëm për të filluar. Edukohuni dhe identifikoni bazën tuaj në mënyrë që të filloni të plotësoni boshllëqet e ndërmarrjes.

Së dyti, punoni në shtresa. Siguria kibernetike adresohet më mirë me një qasje të shtresuar që përfshin rrjetin, pikat përfundimtare, postën elektronike dhe trajnimin e punonjësve. Zhvillimi i një plani solid për të mbuluar minimalisht këto katër zona kritike është një fillim i shkëlqyeshëm për sigurimin e të dhënave tuaja.

Të dhëna të sakta (Accurate Data)
Gjithmonë ekziston skepticizëm në të dhëna, pasi që të gjithë e dimë se ka shpesh arsye që saktësia e tyre mund të dyshohet. Metodat e hyrjes së të dhënave, proceset e sistemit, kodi i keq dhe shumë çështje të tjera mund të zhvlerësojnë të dhënat dhe ta lënë një biznes të mangët në vendime.

Për të shmangur problemin me të dhëna jo të mira, sigurohuni që burimet tuaja janë të pastra dhe ofroni mundësi për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Vlerësimi i futjes së të dhënave, algoritmet e pastrimit të të dhënave dhe pikat e integrimit të sistemit të ndërmarrjes janë qasje të shkëlqyera për higjienën e të dhënave. Nëse biznesi juaj ndan të dhëna me palë të treta, bëni detyrat e shtëpisë dhe sigurohuni që janë nga një burim i besuar. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni vendimet jo të mira të biznesit bazuar në të dhëna të këqija.

Të dhënat sipas konceptit Big to Better to Best janë ato që duhet të kemi në të ardhmen. Në të ardhmen tonë jo shumë të largët, nëse të dhënat nuk janë “më të mirat”, ato janë thjesht “të mëdha”. Sigurohuni që të mbani ritmin duke adresuar disa nga teknikat e përmendura këtu dhe të kërkoni maksimumin e rezultateve nha të dhënat.

Lexoni artikullin origjinal këtu!

Nëse jeni të interesuar në këtë fushë bëhuni pjese e trajnimit tonë për Data Scienceo

Scroll to top