fbpx

Ka shumë njerëz që i lidhin ngushtë të dhënat me çështjet e privatësisë, rrjedhjet e të dhënave dhe teknikat e maksimizimit të fitimit. Gjithashtu, termat si data science, analitika, statistikat, bazat e të dhënave etj janë ato që shumica e njerëzve i lidhin ekskluzivisht me botën profesionale. Sidoqoftë, të gjitha këto dhe shumë nga ato të lidhura me to nuk janë të destinuara vetëm për profesionistët e data science. Në realitet, shumica e njerëzve përjetojnë rolin e data science në jetën e tyre të përditshme dhe pothuajse në çdo situatë. Nga sugjerimet e miqve të rinj nga Facebook tek ndihma e Google për të plotësuar një frazë kërkimi te shfaqjet televizive të parashikuara nga Netflix në përputhje me preferencat tuaja dhe shumë të tjera – data science po përdoret nga njerëzit e zakonshëm në pothuajse çdo situatë. 

Ne shpesh e lavdërojmë një pajisje të teknologjisë së lartë ose teknologjinë e nivelit të lartë sapo të shfrytëzojmë aftësitë e saj, duke mos pranuar rolin e data science në realizimin e tyre. Në këtë postim, ne kemi shënuar disa nga situatat më të shumta ku të gjithë përjetojnë rolin e shkencës së të dhënave.

Ja se si ne e përjetojmë rolin e data science në jetën tonë të përditshme:

1. ARGËTIM

Falë teknologjisë së Data Science, platformat si Spotify dhe Netflix kanë çuar argëtimin në një tjetër nivel. Prej muzikës që ju preferoni deri te shfaqjet që dëshironi ti shikoni, gjithçka ndikohet nga të dhënat. Netflix zhvillon dhe kuron sugjerimet duke nxjerrë preferencat e klientëve dhe modelet e sjelljes nga baza e të dhënave të tyre. Ai personalizon listen e shikimeve në përputhje me aktorët më tërheqës , zhanret etj duke shfrytëzuar të dhënat e klientit dhe zakonet e shikueshmërisë. Spotify gjithashtu prek të dhënat e klientit për të personalizuar playlistën javore veçanërisht sipas preferencave të përdoruesve individualë.

2. KËRKIM NË INTERNET

Pothuajse të gjithë ne shpesh përdorim diçka si “Just Google it” kurdo që nuk kemi përgjigje për diçka. Fraza është bërë e gjithëpranishme, por ne shpesh dështojme të njohim rolin e Data Science që po e bën të mundur këtë gjë. Të gjithë motorët e kërkimit si Google, Bing, Yahoo, etj përdorin algoritmet e Data Science për të arritur rezultatet më të mira për pyetjen e kërkuar brenda një fraksioni të sekondës. Pa prezencën e Data Science, këta motorë të kërkimit nuk do të ishin të njëjtët siç i nohim sot.

3. BLERJET ONLINE

Të gjithë pyesin se si faqet e e-commerce si Amazon vijnë me sugjerime për produktet e ngjashme. Ata jo vetëm se të sjellin te ti produkte relevante nga të gjithë produktet e disponueshme me to por gjithashtu përmirësojnë ndjeshëm përvojën e përdoruesit. Ato njoftime që shfaqen sa herë që shfletoni një plaformë të e-commerce bëhen të mundshme për shkak të Data Science. Këto platforma të blerjeve online zhyten në grupe masive në të dhënat e klientit për të kuptuar dhe mësuar modelet, preferencat, shijet dhe bazuar në to, ata zhvillojnë rekomandime të personalizuara për klientët.

4. KUJDESI SHËNDETËSOR

Industria e kujdesit shëndetësor po transformohet me shpejtësi, falë implementimit së Data Science. Të dhënat e mbështetura nga teknologjitë inovative po e ndihmojnë vazhdimisht industrinë në ofrimin e shërbimeve më të mira. Ditët, kur kërkoheshin shumë dokumente për të organizuar dhe mbajtur të dhënat shëndetësore të pacientëve, janë çështje të së kaluarës tani. Regjistrimet elektronike mjekësore (EMRs) të mundësuara nga teknologjitë e Data Science u mundësojnë ofruesve të kujdesit shëndetësor të mbajnë të dhënat e pacientëve brenda një platforme të centralizuar, e cila mund të aksesohet nga profesionistët mjekësor ne çdo kohë, nga kudo. Kjo çon në mbikëqyrje dhe trajtim më profesional. Përveç kësaj, pajisjet e veshjes dhe sensorët e fitnesit kanë mundësuar miliona individë të kujdesen për shëndetin e tyre. 

Tash, çdokush mund të monitorojë shëndetin e tij/saj pa pasur nevojë të vizitojë klinikën çdo herë. Edhe të moshuarit mund të monitorojnë shëndetin e tyre lehtë me ndihmën e teknologjisë së monitorimit në distancë, suksesi i së cilës varet nga roli i Data Science. Çdo anomali dhe luhatje në shëndetin e tyre u përcillet ofruesve të kujdesit shëndetësor në formën e mesazheve ose sinjalizimeve, duke fuqizuar kështu mjekët që të përshkuajnë trajtime në kohë reale.

5. PLANIFIKIMI I LINJËS AJRORE

Është një fakt mjaft i njohur që industria e linjës ajrore në të gjithë botën po përjeton humbje të mëdha. Shumica e ofruesve të shërbimit po luftojnë për të ruajtur fitimet e tyre operative dhe raportin e shfrytëzimit. Nevoja për të ofruar ulje të majme për të tërhequr klientët së bashku me rritjen e çmimeve së karburantëve të ajrit e ka bërë situatën edhe më të vështirë. Por së fundmi disa nga këto ofrues kanë filluar të përdorin Data Science për të marrë njëfarë fitimi. 

Në këtë industri, roli i Data Science është bërë i madh kur vjen te planifikimi efektiv. Me ndihmën e Data Science, ofruesit tash mund të vendosin klasën e aeroplanëve që do të blejnë, nëse dojnë të arrijnë direkt në destinacion apo të ndalojnë në mes, të parashikojnë vonesat e fluturimit, të hartojnë programe të besnikërisë së klientit në mënyrë efektive etj. Ofruesit e shërbimeve të linjave ajrore kapin dhe përpunojnë të dhëna për të marrë njohuri të vlefshme që i ndihmojnë ata të marrin vendime më të mira për t’u bërë fitimprurës.

6. SEKTORI I FINANCAVE

Roli i Data Science mund të shihet qartë në sektorin e financave. Ishte një kohë kur bankat përjetonin një shumë të madhe të borxheve të këqija dhe të humbjeve çdo vit. Megjithatë, ata kishin një sasi masive të dhënash që u kapën gjatë dokumenteve fillestare. Me ndihmën e teknologjisë së Data Science, kompanitë bankare tash janë në gjendje të ndajnë dhe të përdorin të dhënat përmes shpenzimeve të kaluara, profilizimit të klientit së bashku me variabla të tjerë për të analizuar probabilitet e mospagimit dhe rrezikut. Ata përdorin gjithashtu rolin e Data Science për të parandaluar mashtrimet financiare. Tash, bankat mund të gjurmojnë me sukses mashtrimin e kartave te kreditit, shkeljen e të dhënave të rëndësishme financiare dhe çdo aktivitet tjetër të dyshimtë.

7. LOGJISTIKA

Logjistika ëeshtë një industri tjetër ku roli i Data Science është qartë i dukshëm. Kompanitë e dërgesave si FedEx, DHL, UPS etj përdorin mjete dhe teknologji të Data Science për të përmirësuar logjistikën e tyre, gjë që rezulton në efikasitet më të mirë operacional. Sot, ne mund të presim që dërgesat tona të jenë në kohën e duhur, saktësisht ku dhe kur e kemi porositur të jetë – të githa këto po bëhen të mundshme duke përpunuar sasi masive të dhënash dhe duke nxjerrë njohuri të vlefshme për të gjetur zgjidhjet më të mira.

8. SPEECH RECOGNITION

Këto ditë, produktet e njohjes së të folurit si Siri, Google Voice, Cortana etj po bëhen gjithnjë e më të njohura. Edhe nëse nuk jeni në gjendje të kompozoni një mesazh, mund ta menaxhoni me ndihmën e funksionit të njohjes së zërit ose speech recognition. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shprehni vetëm mesazhin dhe ai do të konvertohet në tekst.

9. FACE RECOGNITION

Gjatë fazës fillestar të algoritmave së njohjes së fytyrës, gjëra të ndyshme janë konsideruar si fytyra njerëzish nga pajisjet. Një gjë e tillë është është mjaft e pamundur, falë Data Science. Ditët e sotme algoritmat janë në gjendje të mësojne duke konsumuar sasi masive të dhënash se çfarë është një fytyrë apo çfarë nuk është, çfarë është një çarje ne diçka dhe çfarë është një buzëqeshje, etj. Ky proces është mjaft i ngjashëm me mënyrën se si truri i njerëzve funksionon. Për një përdorues mesatar, njohja e fytyrës mund të mos jetë një punë e madhe por për agjencitë e zbatimit të ligjit, ajo mund të veprojë si një mjet i fuqishëm.

10. REKLAMAT DIXHITALE

Një shembull konkret se si është shfrytëzuar Data Science mund të vërehet në spektrin e marketingut dixhital. Nga tabelat dixhitale të vendosura ne aeroporte deri te bannerat e shfaqura në faqe të ndryshme të internetit- pothuajse çdo herë algoritmet e Data Science po ndihmojnë bizneset të tërheqin klientë. Ju mund të targetoni reklamat dixhitale duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve tuaj në të kaluarën, që është ndoshta arsyeja më e madhe pse reklamat dixhitale zakonisht marrin CTR (Click-Through Rate) shumë më të lartë krahasuar me reklamat tradicionale.

11. GAMING

Të gjithë zhvilluesit kryesorë si EA Sports, Nintendo, Sony, Zynga etj përdorin Data Science të dërgojnë eksperiencën e lojërave në një tjetër nivel. Tash lojërat janë të dizajnuara me ndihmën e algoritmës së machine learning që janë në gjendje të bëjë upgrade veten e tyre ndërsa një lojtar arrin në një nivel tjetër.

12. PARASHIKIMI I MOTIT
 
Ka satelitë dhe sensorë të motit që janë vendosur në të gjithë globin. Një shumë masive të dhënash merret nga ta, pastaj ato të dhënash përdoren për të monitoruar kushtet mjedisore dhe të motit. Agjenci të ndryshme përdorin teknologjinë e Data Science në mënyra të ndryshme duke përfshirë parashikimin e motit, për të kuptuar modelet e fatkeqësive natyrore, të studiojnë ngrohjen globale e shumë e shumë të tjera.
 
13. SIGURIA E PËRMIRËSUAR 
 
Roli i Data Science po përdoret për reduktimin e aksidenteve në trafik, zbatimin e ligjit dhe shumë më tepër. Kjo i ndihmon organizatat të zhvillojne planet  e duhura për të ruajtur sigurinë e palëve të tyre të interesit. Shumë agjenci të zbatimit përdorin mjete dhe teknologji të Data Science për të analizuar dhe ndaluar krimet. Këto informata ndihmojnë agjencitë të shpërndajnë officerë atje ku ata janë më të nevojshëm.
 

Siç mund ta shihni nga shembujt e mësipërm të jetës reale, roli i Data Science është i dukshëm pothuajse në çdo aspekt të jetës. Data Science vjen me potencial të pakufishëm. Pothuajse gjithçka në botë që gjeneron të dhëna vjen brenda kufijve të kësaj fushe. Të mësipërmet janë vetëm disa nga skenarët e shumtë ku Data Science po luan role vendimtare. 

Burimet e të dhënave, si dhe sasitë po rriten ashtu është edhe aftësia jonë për t’i kthyer ata një njohuri. Këto ditë, Data Science është me siguri duke krijuar një valë të ndryshimeve pozitive rreth nesh dhe do të bëhet edhe më e përhapur dhe e integruar në jetën e përditshme në të ardhmen. Prandaj kërkesat për profesionistë të kësaj fushe janë gjithmonë në rritje e sipër.

Nëse dëshironi të jeni profesionist i kësaj fushe regjistrohuni në programin tonë të trajnimit dhe bëhuni gati për një karrierë të suksesshme!

Scroll to top