
Kur kompanitë kërkojnë Project Managers, ato nuk e kqyrin vetëm diplomën ose eksperiencën. Ato kërkojnë dëshmi që ti i kupton proceset, metodologjitë dhe praktikat e menaxhimit të projekteve. E këtu hyn në lojë certifikimi.
Pse po kërkohen gjithnjë e ma shumë certifikimet?
Në një treg ku qindra kandidatë aplikojnë për të njëjtën pozitë, certifikimi e bon më të lehtë me e dallu veten.
Ai tregon që:
- Ke investu në zhvillimin profesional
- I kupton bazat e Project Management
- Ke ndjekur trajnim të strukturuar
- Je i gatshëm me marrë përgjegjësi më të mëdha
Certifikimi nuk osht veç një dokument
Një prej keqkuptimeve ma të mëdha osht që njerëzit e shohin certifikimin si një letër. Në realitet, vlera e tij vjen prej dijes dhe aftësive që fitohen gjatë procesit.
Një program cilësor të mëson:
- Planifikimin e projekteve
- Menaxhimin e rreziqeve
- Agile & Scrum
- Komunikimin me ekipet
- Menaxhimin e buxhetit dhe afateve
- Përdorimin e mjeteve moderne
Çka kërkojnë sot punëdhënësit?
Sot kompanitë kërkojnë kombinimin e tre elementeve:
- Njohuri teorike
- Aftësi praktike
- Certifikim që i validon ato njohuri
Kur i ke të treja bashkë, mundësitë për punësim dhe avancim rriten ndjeshëm.
Qysh AI po e ndryshon profesionin?
Për shkak të AI, roli i Project Managers po evoluon. Tash nuk mjafton vetëm me menaxhu detyra. Profesionistët duhet me ditë si me përdor inteligjencën artificiale për:
- automatizim,
- raportim,
- analizë të të dhënave,
- planifikim më efikas.
Prandaj trajnimet moderne po e përfshijnë AI si pjesë të programit.
A ja vlen me investu në certifikim?
Nëse synon:
- me fillu karrierë në Project Management,
- me u avancu në pozitën aktuale,
- me menaxhu ekipe dhe projekte,
- me rrit mundësitë për punësim,
atëherë përgjigjja osht po. Certifikimi nuk e zëvendëson eksperiencën, por mundet me ta përshpejtu rrugën drejt saj.
Project Management + AI Academy në Jungle
Nëse po kërkon një program që kombinon teorinë, praktikën dhe trendet ma të reja të industrisë, Project Management + AI Academy në Jungle osht ndërtu pikërisht për këtë qëllim.
- Program 6-mujor
- Grupi i ri fillon në shtator
- Programi përfshin krejt çka t’duhet me dit për Project Management & përdorimin e AI në projekte
- Certifikatë ndërkombëtare pas përfundimit Akademisë
- Fokus në aftësi praktike dhe zhvillim profesional
Regjistrohu deri më 30 qershor dhe përfito -25% zbritje për regjistrim të hershëm.