Nëse mendon që “të dhanat” janë diçka që kanë lidhje vetëm me IT ose me njerëz që punojnë në kompani gjigante si Google, Amazon apo Meta – po humb thelbin e tregut të punës së sotëm. E vërteta është se çdo profesion, nga marketingu e financat, deri te menaxhimi i projekteve apo burimet njerëzore, po kërkojnë njerëz që dinë me lexu, kuptu dhe analizu të dhëna.

Të dhënat nuk janë thjesht numra në një Excel ose statistika të largëta. Sot, çdo klikim, blerje, postim apo email gjeneron informacion të vlefshëm që mund të përdoret për të marrë vendime më të sakta. Bizneset që dinë t’i përdorin këto të dhëna për me kuptu sjelljen e konsumatorëve, për me i përmirësu produktet apo për me i optimizu strategjitë e tyre, janë ato që fitojnë. Nëse s’je pjesë e këtij grupi, je tu humb mundësi pune pa e kuptu.

Pse “të dhanat” janë kaq të rëndësishme sot?

Jetojmë në një epokë ku gjithçka gjeneron të dhëna. Smartfonët, pajisjet e gjurmimit të shëndetit, rrjetet sociale, dhe softuerët që përdorim çdo ditë janë burime të pafundme të informacionit. Çdo hap që bëjmë e lë një gjurmë dixhitale, dhe kompanitë po mësojnë qysh me përdor këtë për me i përmirësu shërbimet e tyre.

Për shembull, nëse një kompani i ka mijëra klientë dhe nuk e din pse disa po largohen, ajo mundet me përdorë Data Science për me i zbulu modelet që tregojnë pse ndodh kjo. Kjo i ndihmon kompanitë me marrë vendime bazuar në të dhëna të sakta, jo thjesht sipas intuitës ose supozimeve.

Në thelb, Data Science nuk është vetëm për ekspertët e IT-së – është për këdo që dëshiron të marrë vendime të mençura në punën e tij.

Sot, aftësia për me i kuptu dhe interpretu të dhënat është ndër më të kërkuarat në treg. Statistikisht, kërkesa globale për profesionistë në Data Science dhe Analytics po rritet çdo vit. Vetëm në SHBA, mbi 350,000 vende të reja pune janë hapur për ekspertët e të dhënave.

Por kjo nuk është vetëm një trend global. Edhe në Kosovë dhe Shqipëri, kompanitë po kuptojnë se analizimi i të dhënave është çelësi për sukses. Njerëzit që dinë të interpretojnë të dhëna dhe të nxjerrin insight-e të vlefshme janë të kërkuar në fusha të ndryshme:

Pra, edhe nëse nuk je programues, aftësia për me i kuptu të dhënat të jep një avantazh të madh në karrierë.

Pse duhesh me konsideru Data Science për karrierën tande?

Data Science është një mënyrë për me ndërtu një karrierë që është e qëndrueshme, që paguhet mirë dhe me perspektiva të pafundme.

Ja disa arsye kryesore:

  1. Kërkesë e lartë dhe konkurrencë e ulët: Shumë vende pune janë të hapura, por pak njerëz të trajnuar janë të gatshëm me i plotësu ato.
  2. Pagë dhe benefite konkurruese: Profili i Data Analyst ose Data Scientist renditet ndër më të paguarit në tregun global.
  3. Fleksibilitet sektorial: Mundesh me punu në fusha të ndryshme: teknologji, shëndetësi, marketing, financë, startup-e apo qeveri.
  4. Ndikim i drejtpërdrejtë: Vendimet që bën bazuar në të dhëna munden me ndryshu strategjitë e kompanisë e ndonjëherë edhe jetë njerëzish.
  5. Rritje profesionale e vazhdueshme: Data Science është një fushë që zhvillohet çdo ditë. Çdo projekt të sjell sfida të reja dhe mundësi për me mësu aftësi të reja.

Qysh me fillu pa përvojë teknike?

Shumë njerëz mendojnë se Data Science kërkon doktoraturë në matematikë apo një bagazh të thellë në IT. Në realitet, nuk është ashtu. Çfarë nevojitet?

Për ata që dojn me hy shpejt në këtë botë, trajnimet praktike janë çelësi. Programet që fokusohen në projekte reale dhe mentorim profesional janë më të efektshmet për fillestarët.

Jungle: Trajnime profesionale dhe praktike

Data Science & Analytics Academy e Jungle është kriju për njerëz që dëshirojnë të bëjnë hapin drejt një karriere të ardhshme. Programi ynë 6-mujor përfshin:

Grupi i ri fillon në dhjetor! Përfito nga oferta Early Bird -400€ zbritje nga çmimi i plotë.

Nëse dëshiron mos me humb ma shumë mundësi pune veq pse s’din me lexu të dhana, ky është momenti për me fillu. Aftësia për me i kuptu të dhanat mund me ndryshu rrjedhën e karrierës tënde.