Labinot Statovci është ekonomist me profesion, ka pasion muzikën dhe së fundi edhe video editimin apo montazhën. 

Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Labinoti: Po, njohuri që kam arritur t’i përvetësoj përmes video tutorials në YouTube, por jo të avansuara vetëm sipërfaqësore.

Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si video editor?
Labinoti: Kursi ka ndikuar pozitivisht në arritje të njohurive të avansuara duke marrë parasysh që ligjëratat janë mbajtë në shqip gjë që ka lehtësuar kuptimin thelbësor të mjeteve që përdoren në Adobe Premiere. 

Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Labinoti: Agoni përveç që ka njohuri profesionale mundesh edhe me kuptu shumë lehtë pasi si natyrë është i qetë dhe lehtësisht i kuptushëm, kooperativ në pyetje që parashtrohen dhe gjithmonë i gatshëm të ofroj shpjegim pastër dhe thjesht. Respekt për punën dhe profesionalizmin e tij.

Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?
Labinoti: Eksperiencë e re në pasionin tim por edhe avansim të njohurive, kënaqësi të arrish atë që ëndrron. Jam i kënaqur me arritjet!

Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Labinoti: Përgjithësisht kemi kalu super, saktesia e orarit në nivel. Vlen të theksohet se ligjëratat incizohen dhe për ata që mbesin mbrapa apo mungojnë mundësia ta shohësh reprizën ishte perfekte!

Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Labinoti: Tregu i video editorve sa kam njohuri dhe jam angazhu me kuptu është relativisht i madh sidomos në Amerikë. Sa i përket kursit njohuri fundamentale kam arritur të pervetsoj, tani sa mund t’i aplikoj ajo varet si gjindesh si person individualisht. Pres rezultate pozitive në të ardhmen apo pse jo edhe punë në ndonjë projekt.

Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Labinoti: Po, jam i kënaqur me rezultate!

Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentet qe deshirojnë të regjistrohen në kurs?
Labinoti: Është një risi në Kosovë andaj ata që dojnë të arrijnë objektiva në lëminë e montazhës ia rekomandoj, do të jeni të kënaqur me arritjet!

 

Regjistrohuni në grupin e ardhshëm!