Arlinda Konjusha është studente në kursin e Web Design, gjithashtu ajo vijon studimet në UBT në drejtimin ‘Shkenca kompjuterike.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Web Design?
Arlinda: Një përvojë ndryshe, e me shumë kënaqësi unë them që korrektësia, këshillat dhe përkushtimi i ligjëruesit ishin në nivel të jashtëzakonshëm! Dhe duke mos harruar bashkëpunimin e pandalshëm që patëm me kolegët duke shkëmbyer ide të ndryshme.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Arlinda: Unë kursin e Web Design e kisha për herë të parë, dhe dëshira ime për t’a ndjekur ishte e madhe. Vijimi i kursit online nuk paraqiti aspak problem për mua, në fakt ajo ishte mjaft e dobishme aq sa unë arrita të fitoj eksperiencë në nivelin e duhur.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Arlinda: Kursi patjetër që ishte në hap me atë që kërkohet në treg, sepse ishte shumë efektiv, u zbatuan të gjitha metodat dhe mënyrat se si ne të arrijmë të realizojmë kërkesat e klientëve.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Arlinda: Unë nuk kisha një përvojë paraprake në Web Design dhe ishte mjaft sfiudese por jo e paarritshme sepse dëshira ime për të qenë një Web Designer e forcoi vullnetin dhe arrita të përmbushë dhe pasurojë njohurit e mia në këtë fushë.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurs?
Arlinda: Patjetër që të mirat duhet të dihen dhe t’ju tregohen të tjerëve. Unë sot me shumë besim sugjeroj studentët të aplikojnë dhe me të vërtetë të realizojnë qëllimet e tyre! Jungle është vendi i duhur, e këtë e them me shumë kënaqësi!
Grupi i ri i kursit Web Design fillon së shpejti. Regjistrohu dhe fillo një karrierë të suksesshme!