Luiza Thaqi është studente në kursin e Video Editing gjithashtu ajo është studente në Fakultetin e Arteve, drejtimi pikturë në Universitetin e Prishtinës.
Asaj i pëlqen të merret edhe me fusha të tjera që në një mënyrë ose tjetër, gjatë procesit të krijimit, kanë lidhje me pjesën kreative. Një ndër to për Luizën ka qenë procesi i editimit të videove të papërpunuara, ku këto marrin formë dhe kuptim duke krijuar një produkt final të gatshëm të transmetohet te publiku.
Jungle: A keni pas njohuri paraprake në këtë fushë?
Luiza: Kam pas pak njohuri në këtë fushë por jo në një mënyrë profesionale.
Jungle: Sa ka ndikuar kursi në zhvillim e aftësive tuaja si video editor?
Luiza: Kursi më ka ndihmuar shumë sepse unë përveç se kam zhvilluar njohuri për programin Adobe Premiere Pro gjithashtu kam mësuar një qasje më profesionale të krijimit të një projekti duke mësuar anën teknike dhe anën logjike të saj.
Jungle: Çfarë mendimi keni për ligjëruesin?
Luiza: Ligjëruesi i kursit gjithmonë ka jap maksimumin të ligjëroj në mënyrë sa më të kuptueshme për ne dhe të na bëjë edhe neve pjesë të orës. Gjithashtu ka qenë gjithmonë i gatshëm të na ndihmoj në çdo paqartësi ose ndonjë problem që e kemi pas.
Jungle: Çfarë të ka pëlqyer më së shumti gjatë kursit për Video Editing?
Luiza: Më ka pëlqyer pjesa ku edhe ne gjatë gjithë kursit kemi praktiku atë çka është mësuar së bashku me ligjëruesin dhe se si është organizuar ora dhe kursi, duke filluar nga gjërat më të thjeshta dhe gradualisht duke u zhvilluar.
Jungle: A mund të na tregosh më shumë çfare eksperience ke pasur me ligjëratat e kursit që janë mbajtur online?
Luiza: Edhe pse ligjëratat kanë qenë online prapë kemi pas mundësi të jemi interaktiv dhe të përcjellim ligjëratën ku gjithashtu çdo ligjëratë ka qenë e inçizuar që të kemi mundësi t’i rishikojmë edhe pas përfundimit të kursit.
Jungle: Sa ka qenë efektiv kursi në mësimin e gjërave të reja dhe sa mendon që janë relevante gjërat që keni mësuar gjatë kursit me aftësitë që kërkohen në treg?
Luiza: Për mua ka qenë shumë efektiv duke pas parasysh njohurit e mia të mëhershme në këtë fushë, tani kam krijuar një bazë më të mirë profesionale dhe jam e gatshme për tregun e punës.
Jungle: A i ka përmbushur kursi pritshmëritë e tua?
Luiza: Po kursi i ka përmbushur pritshmëritë e mia.
Jungle: A ke ndonjë mesazh për studentet qe deshirojnë të regjistrohen në kurs?
Luiza: Të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një bazë të mirë në këtë fushë dhe të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht atëherë ky kurs ju ofron këtë mundësi.
Regjistrohuni në grupin e ardhshëm!