
Para disa viteve, programimi osht konsideru si njo prej profesioneve ma premtuese n’botë. Paga t’mira, mundësi për punë remote dhe kërkesa e madhe në treg e kanë bo këtë profesion shumë atraktiv për të rinjtë.
Po tash, me ardhjen e inteligjencës artificiale dhe mjeteve si ChatGPT, shumë njerëz po e shtrojnë t’njëjtën pyetje: “Nëse AI po mundet me shkru kod, a ja vlen hala me u bo programer?”
Përgjigjja e shkurtë osht: Po, madje ma shumë se kurrë.
Ama e vërteta osht që profesioni po ndryshon. N’vitin 2026 nuk mjafton veç me ditë sintaksën e një gjuhe programimi.
Kompanitë po lypin njerëz që dinë me zgjidh probleme, me ndërtu produkte dhe me përdor teknologjitë e reja në favor të tyne.
Çka po ndryshon me AI?
Kur kanë dal mjetet e para të AI për kodim, shumë njerëz kanë mendu që u kry puna e programerëve. N’rrjete sociale ja nisën me u përhap deklarata që “brenda pak viteve s’ka nevojë për developers”.
Po realiteti po del pak ma ndryshe.
AI mundet me sugjeru kod, me shkru funksione, me gjet gabime dhe me ta shpejtu punën. Mirëpo nuk e kupton biznesin, klientin apo problemin që duhet me u zgjidh.
Një kompani nuk e paguan dikon veq pse din me shkru kod. Ajo paguan dikë që din:
- me analizu një problem,
- me marrë vendime teknike,
- me ndërtu një aplikacion prej fillimit,
- me komuniku me ekipin,
- me mirëmbajt sisteme komplekse.
AI mundet me ndihmu shumë, po nuk mundet me i zëvendësu qeto aftësi.
Prandaj pyetja nuk osht: “A ka me i zëvendësojë AI programerët?”
Pyetja ma reale osht:“A kan me i zavendësu programerët që përdorin AI ata që nuk e përdorin?”
Dhe këtu përgjigjja osht po.
Tregu hala ka nevojë për programerë
Përkundër krejt diskutimeve rreth AI, kërkesa për zhvillues softueri vazhdon me kon shumë e madhe. Sot pothuajse çdo biznes po kalon në procese digjitale.
Bankat po zhvillojnë aplikacione të reja. Bizneset po hapin platforma online. Institucionet po automatizojnë procese. Startup-et po ndërtojnë produkte të reja. E krejt këto kanë nevojë për njerëz që dinë me i ndërtu qeto sisteme.
Ironikisht, AI po krijon edhe ma shumë produkte digjitale, e kjo po nënkupton edhe ma shumë nevojë për njerëz që dinë me i zhvillu ato.
Po n’Kosovë, qysh osht situata?
Në Kosovë, sektori i teknologjisë vazhdon me kon ndër sektorët që po rritet mas shumti.
Çdo vit po shohim:
- kompani të reja të IT-së,
- startup-e vendore,
- kompani të huaja që po punësojnë talent kosovar,
- mundësi ma t’mëdha për punë remote.
Njo prej arsyeve kryesore osht që developers nga Kosova po konsiderohen konkurrues në tregun ndërkombëtar.
Sot nuk osht e pazakontë që një i/e ri/re nga Prishtina, Peja, Gjakova apo Gjilani me punu për kompani në Gjermani, Zvicër apo Amerikë pa dalë hiq prej Kosovës. Kjo osht diçka që pak profesione të tjera e ofrojnë.
Çka po kërkojnë kompanitë sot?
Shumë njerëz mendojnë që kompania e parë që t’punëson pyet veq për diplomë. Po n’industrinë e teknologjisë, situata osht pak ma ndryshe.
Kompanitë zakonisht kqyrin:
- çka din me bo,
- çfarë projektesh ke punu,
- qysh mendon,
- sa shpejt mëson,
- sa mirë zgjidh probleme.
Ni kandidat që ka ndërtu 3-4 projekte reale shpesh ka ma shumë shanse sesa dikush që ka veç teori. Bash për këtë arsye po rritet rëndësia e akademive praktike që fokusohen te puna reale dhe jo vetëm te ligjëratat.
A mundesh me u përgatit për tregun e punës brenda 6 muajve?
Kjo osht një prej pyetjeve ma t’shpeshta. Përgjigjja osht: Po, nëse i kushton kohë seriozisht dhe ndjek një program të strukturuar.
Shumë njerëz e humbin motivimin duke kcy prej një kursi në tjetrin në YouTube, pa e ditë saktë çka duhet me mësu.
Një rrugë ma efektive osht me ndjek një program ku mësimi zhvillohet hap pas hapi, me mentorim dhe projekte praktike.
Qysh të përgatit Full Stack Development + AI Academy në Jungle?
Në Jungle, Full Stack Development + AI Academy osht ndërtu bash për njerëzit që duan me hy në botën e programimit dhe me kriju bazë solide për tregun e punës. Brenda 6 muajve, studentët tanë kalojnë nëpër modulet kryesore që përdoren sot në zhvillimin modern të aplikacioneve.
Web Development Fundamentals – këtu fillon krejt rrugëtimi yt në Akademinë e Jungle. I kupton bazat, çka osht zhvillimi Full-Stack dhe dallimet mes frontend dhe backend.
HTML & CSS – mëson qysh ndërtohet struktura e një faqeje dhe qysh dizajnohet pamja e saj. Pa këtë bazë, osht e vështirë me ecë përpara.
JavaScript – osht një prej gjuhëve ma të përdorura në botë. Në këtë modul në Jungle mësohet:
- logjika e programimit,
- funksionet,
- objektet,
- manipulimi i të dhënave,
- krijimi i funksionaliteteve interaktive.
Front-End Development – kjo është pjesa që përdoruesi e sheh. Studentët mësojnë me kriju ndërfaqe moderne, responsive dhe profesionale që funksionojnë në pajisje të ndryshme.
Back-End Development – këtu ndodh puna “mbrapa skene”. Mësohen: serverët, bazat e të dhënave, API-t, autentifikimi dhe menaxhimi i të dhënave.
Database with MongoDB – kupton strukturën dhe funksionimin e MongoDB, qysh me i apliku operacionet CRUD (Create, Read, Update, Delete), qysh me përdor Mongoose për modelim të të dhënave dhe qysh me lidh backend-in me bazën e të dhënave.
Full-Stack Integration & Deployment – mëson qysh me lidh frontend-in React me backend-in Express, me ndërtu flukse autentikimi si regjistrimi dhe kyçja, aplikimin e praktikave ma t’mira të zhvillimit Full-Stack, si me i deploy frontend dhe backend në platformat si Vercel, Railway apo Heroku, si dhe si të përdorësh environment variables dhe menaxhosh sigurinë.
Projekte Praktike
Kjo osht pjesa ku teoria kthehet në praktikë. Pjesëmarrësit punojnë në projekte konkrete që mund t’i vendosin në portfolio dhe t’i prezantojnë gjatë intervistave për punë. Sepse në fund të ditës, portfolio shpesh flet ma shumë se CV-ja.
Çka duhet me ditë një programer në vitin 2026?
Me ditë me shkru kod nuk mjafton mo. Programerët që kanë avantazh sot janë ata që dinë:
- me përdor AI si mjet pune,
- me kuptu problemet e biznesit,
- me komuniku me ekipin,
- me punu në projekte reale,
- me mësu vazhdimisht.
Teknologjia po ndryshon shumë shpejt dhe aftësia ma e rëndësishme po bëhet përshtatja.
Si përfundim…
ChatGPT nuk e ka vra profesionin e programerit. Përkundrazi, e ka ndryshu mënyrën se si punohet. Sot kompanitë nuk po kërkojnë njerëz që dinë vetëm me shkru kod. Po kërkojnë njerëz që dinë me ndërtu zgjidhje.
Dhe pikërisht këtu qëndron vlera e një Full Stack Developer-i. Nëse e shfrytëzon kohën mirë, ndjek një program të strukturuar dhe punon në projekte reale, 6 muaj munden me kon të mjaftueshëm për me kriju një bazë serioze dhe me u afru shumë afër tregut të punës.
Prandaj, nëse po mendon me hy në këtë fushë dhe po të frikëson AI, ndoshta pyetja nuk duhet me qenë: “A ja vlen me u bo programer?”
Pyetja duhet me qenë: “A jam tu u përgatit për llojin e programerit që kërkohet sot?”
Sepse programerët nuk po zhduken. Veç po evoluojnë!