
Shkruan: Mimoza Hajrullahu – Koordinatore e Trajnimeve në Jungle.
Në momentin që vendos me ndjek një trajnim, në fakt je duke marrë një vendim shumë më të madh sesa duket në fillim.
Nuk është veç një regjistrim i thjeshtë. Është një investim në kohën, energjinë dhe drejtimin tënd profesional. Dhe pikërisht për këtë arsye, zgjedhja e qendrës së duhur të trajnimeve nuk duhet me u bo në bazë të një reklame apo një oferte të shpejtë.
Shumë shpesh ndodh që dikush e sheh një trajnim online, i pëlqen mënyra si prezantohet dhe vendos menjëherë me u regjistru. Mirëpo, ajo që nuk shihet në shikim të parë është ajo që ka më shumë rëndësi: kush qëndron pas atij trajnimi dhe çfarë vlere reale ofron.
Prandaj, hapi i parë gjithmonë duhet me qenë hulumtimi. Një kompani serioze nuk matet me një postim të bukur, por me prezencën dhe konsistencën që ka ndërtuar ndër vite. Mjafton me i hedh një sy website-it, rrjeteve sociale dhe mënyrës se si komunikojnë me audiencën. Shumë shpejt krijon një ide nëse ke të bësh me një ekip profesional apo vetëm me një ofertë të momentit.
Një tjetër element që shpesh përmendet, por jo gjithmonë kuptohet si duhet, është akreditimi. Të jesh i akredituar nuk është vetëm një titull për marketing – është një indikator i cilësisë. Megjithatë, nuk mjafton me e dëgju këtë deklaratë. Është e rëndësishme me kuptu kush e ka dhënë atë akreditim dhe nëse ai institucion është i besueshëm. Nëse ke dyshime, gjithmonë ia vlen me e verifiku vetë, sepse kjo të jep një siguri më të madhe për atë që po zgjedh.
Por edhe më shumë se akreditimi, janë rezultatet ato që tregojnë vlerën reale të një qendre trajnimesh. Çdo trajnim mund të premtojë shumë, por jo çdo trajnim ka dëshmi që funksionon. Kur një qendër ndan histori suksesi, tregon studentë që janë punësuar apo projekte konkrete që janë realizuar gjatë trajnimit, atëherë fillon me u kriju besimi. Sepse rezultatet nuk janë teori – janë prova.
Në këtë pikë, vlen me u ndal edhe te vetë përmbajtja e trajnimit. Shumë programe ofrojnë ligjërata, por jo të gjitha ofrojnë eksperiencë reale. Diferenca krijohet aty ku teoria kthehet në praktikë. Kur ke mundësi me punu në projekte konkrete, me bashkëpunu me të tjerët dhe me marrë udhëzim gjatë procesit, atëherë mësimi bëhet shumë më i vlefshëm dhe i aplikueshëm.
Një rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces e kanë edhe ligjëruesit. Nuk është njësoj me u mësu nga dikush që vetëm e njeh teorinë dhe dikush që e jeton çdo ditë profesionin që po e mëson. Ligjëruesit që kanë eksperiencë reale në industri sjellin një perspektivë tjetër – ata nuk flasin vetëm për “si duhet”, por për “si ndodh në të vërtetë”.
Në anën tjetër, eksperienca e vetë kompanise është një indikator që nuk duhet anashkaluar. Kur një kompani ka trajnuar shumë grupe dhe ka kaluar nëpër shumë cikle trajnimi, kjo do të thotë që proceset e tyre janë të testuara. Ata e dinë çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar. Ndërsa një kompani pa këtë eksperiencë shpesh është ende duke e gjetur rrugën – dhe kjo mund të ndikojë direkt në përvojën tënde.
Një hap shumë i thjeshtë, por jashtëzakonisht i vlefshëm, është me fol me dikë që e ka ndjekur atë trajnim. Një bisedë e shkurtër mund të të japë një pasqyrë shumë më reale sesa çdo material promocional. Të kuptosh si ka qenë eksperienca e tyre, çfarë kanë fituar dhe a do ta rekomandonin, shpesh është vendimtare.
Dhe në fund, është e rëndësishme me e pa gjithë këtë proces si një vendim strategjik. Nuk është fjala vetëm për një trajnim – është fjala për drejtimin që po i jep vetes. Prandaj, nuk ka nevojë me u ngut apo me u bazu vetëm te çmimi apo oferta.
Sepse një trajnim i mirë nuk është ai që kushton më pak. Është ai që të jep më shumë – në dije, në eksperiencë dhe në mundësi.
Dhe kur e zgjedh drejt, nuk është veç një kurs që e përfundon…është një hap që të çon më afër asaj ku don me arrit.
———————
Nëse po mendon me u regjistru në njërën nga Akademitë e Jungle, po nuk po e din se cila përshtatet me qëllimet tua të karrierës, mundesh me caktu një konsultim online 30 minutësh me Mimozën në këtë link.