
Shkruan: Malbora Ahmetaj – Koordinatore e Marketingut në Jungle, studente e certifikuar në Akademinë e Digital Marketing.
Nga momenti që vendosa me u fut në botën e Digital Marketing, e kam ditë që kjo fushë nuk është veç kreative – është kombinim i strategjisë, analizës dhe praktikës së përditshme.
Një prej ndryshimeve më të mëdha për mua ka qenë kalimi nga gazetaria në marketing. Ky tranzicion nuk është gjithmonë i lehtë, por përmes Akademisë së Jungle më është bërë shumë më i thjeshtë dhe i strukturuar. Ajo që kam mësu në Akademi më ka ndihmu me i transferu aftësitë që i kisha nga gazetaria – si komunikimi dhe storytelling – në botën e marketingut, duke i kombinu me njohuri praktike dhe strategjike që kërkohen në këtë fushë sot.
Si studente e certifikuar në Akademinë e Digital Marketing në Jungle, shumë prej gjërave që i kam mësu aty sot janë pjesë e pandashme e punës sime.
Ajo që e bën këtë eksperiencë edhe më të vlefshme për mua është fakti që përmes kësaj akademie kam arrit me marrë pozitën si Marketing Coordinator në Jungle. Jo vetëm kaq – gjatë kohës sa isha ende në trajnim, përmes Jungle më është mundësu edhe me gjet një punë tjetër për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe reklamave për kompaninë Glow99.
Kjo më ka ndihmu me i testu njohuritë në praktikë shumë shpejt dhe me fitu eksperiencë reale.
Në këtë blog po ndaj 5 prej aftësive kryesore që i kam zhvillu gjatë akademisë, të cilat po i përdori çdo ditë në punë.
1. Ads Manager – jo veç “boost”, por strategji e mirëfilltë
Para akademisë, reklamat në rrjete sociale më dukeshin të thjeshta – zgjedh një postim dhe e bën “boost”. Por gjatë trajnimit kuptova që Ads Manager është një botë krejt tjetër.
Kam mësu:
- Qysh me kriju kampanja të strukturuara (awareness, consideration, conversion)
- Qysh me targetu audience-in e duhur
- Qysh me analizu performancën e reklamave
- Qysh me optimizu buxhetin për rezultate ma të mira
Sot, në punë, këto aftësi i përdori çdo ditë – qoftë në Jungle apo në projektet tjera. Çdo vendim që e marr për reklama është i bazuar në të dhëna, jo në supozime, dhe kjo bën dallim të madh në rezultatet që i arrijmë.
2. Video Editing – përmbajtja që kap vëmendjen
Në një kohë ku video content dominon gjithçka, aftësia për me editu video është bërë esenciale.
Në akademi kam mësu:
- Bazat e editimit (cut, transitions, timing)
- Qysh me kriju video për rrjete sociale
- Qysh me përshtat formatin për platforma të ndryshme (TikTok, Instagram, etj.)
Sot, pothuajse çdo ditë punoj me video – qoftë për reels, ads apo storytelling të brendeve. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme në punën time, duke e pas parasysh që përmbajtja vizuale ka rol kyç në tërheqjen e audiencës.
3. Marketing Strategy – pa strategji, s’ka rezultate
Një tjetër aftësi e rëdësishme që e kam mësu është që marketingu nuk është spontan – është i planifikuar.
Gjatë akademisë kam kuptu:
- Qysh me ndërtu një strategji nga zero
- Qysh me i përcaktu objektivat (goals)
- Qysh me analizu tregun dhe konkurrencën
- Qysh me i zgjedh kanalet e duhura për komunikim
Në rolin tim si Marketing Coordinator në Jungle, strategjia është baza e gjithçkaje. Çdo kampanjë, çdo postim, çdo ide – fillon me një plan të qartë dhe të menduar mirë.
4. Content Creation – ma shumë se veç “postime të bukura”
Shumë njerëz mendojnë që content creation është vetëm dizajn ose estetikë, por në realitet është shumë më tepër.
Në akademi kam mësu:
- Qysh me kriju përmbajtje që ka qëllim
- Qysh me shkru copy që konverton
- Qysh me ndërtu një “zë” unik për brand-in
- Qysh me kriju kalendar përmbajtjeje
Krejt këto aftësi i kam apliku menjëherë në praktikë. Sot, çdo përmbajtje që e krijoj ka një qëllim të qartë: me ndërtu lidhje me audiencën dhe me sjell rezultate konkrete.
5. Account Management – organizimi është çelësi
Një pjesë shumë e rëndësishme e punës sime është menaxhimi i llogarive dhe projekteve të ndryshme.
Në akademi kam mësu:
- Qysh me organizu punën me klientë
- Qysh me i menaxhu disa projekte njëkohësisht
- Qysh me komuniku profesionalisht
- Qysh me ndjek performancën dhe raportimin
Kjo aftësi më ka ndihmu shumë sidomos duke balancu më shumë se një angazhim – si roli im në Jungle dhe punët tjera si social media manager. Organizimi dhe komunikimi i qartë janë bërë pjesë kyçe e suksesit tim në këtë fushë.
Përveç këtyre aftësive, gjatë Akademisë kam pas mundësi me u njoftu edhe me fusha tjera shumë të rëndësishme të Digital Marketing si SEO, Email Marketing, Google Ads & Analytics dhe përdorimin e platformave të ndryshme digjitale.
Krejt këto njohuri më kan ndihmu me e kuptu marketingun në një nivel ma të gjerë dhe me marrë vendime ma të informuara në projekte të ndryshme.
Ajo që e bën diferencën në Digital Marketing nuk është vetëm teoria, por aftësia me e zbatu atë në praktikë. Akademia në Jungle për mua ka qenë një hap shumë i rëndësishëm – jo vetëm për dijen që kam fitu, por edhe për mundësitë që më ka hapur në karrierë.
Nga studente në akademi, në Marketing Coordinator në Jungle dhe me eksperiencë reale pune paralelisht – kjo eksperiencë më ka dëshmu që kur investon në veten dhe në aftësitë e tua, rezultatet nuk mungojnë.
A don edhe ti me fillu karrierën në Digital Marketing?
Regjistrimet për grupin e ri të Digital Marketing janë ende të hapura. Nëse don me fitu aftësi që kanë kërkesë të madhe në treg, me punu në projekte reale dhe me ndërtu një rrugë të qëndrueshme në këtë fushë, atëherë mos e humb këtë mundësi.
Unë jam dëshmi që me trajnimin e duhur dhe me përkushtim, mundesh shumë shpejt me kalu prej mësimit në praktikë reale – madje edhe me kriju mundësi konkrete pune për veten.
Një vendim i vogël mundet me ta ndryshu krejt drejtimin e karrierës. Mos e shtyj – ndoshta ky është hapi që ta ndryshon rrugën profesionale.