Të qënurit PR i mirë, ndoshta mund të llogaritet si aftësi e lindur, por ndoshta edhe jo. Për të qenë PR i suksesshëm duhet një kombinim i disa komponenteve për të cilat secili duhet t’i përvetësojë, dhe ato janë: fleksibiliteti, mësim dhe angazhim i vazhdueshëm, të qenurit në hap me teknologjinë, rrjetet sociale, trendet dhe informatat, ndërtimi i raporteve të ndërsjellta, oratori dhe shkrim bindës dhe kreativ, mbajtja gjithmonë e një qëndrimi pozitiv si dhe të qënurit i vëmendshëm në detajet.
Përkushtimi dhe dashuria për atë që e bën, është gjithçka!
Për tu motivuar, për të mësuar më shumë rreth këtyre komponentëve dhe strategjive, PR më të suksesshëm kanë rekomanduar disa libra të cilat mund tu shërbejnë si udhërrëfyes gjatë këtij rrugëtimi në karrierë, dhe këto janë si në vijim:
1. How to Win Friends & Influence People
I shkruajtur në vitin 1936 nga Dale Carnegie, ky libër llogaritet si masterpiece për raportet ndërnjerëzore. Nga ky libër janë shitur mbi 15 milion kopje në gjithë botën. Thënja më e mirë nga ky libër është: “Remember that a person’s name is to that person the sweetest and most important sound in any language”.
2. Trust me, I’m Lying
Ky libër i shkruajtur nga Ryan Holiday, bazohet në vetë përvojën dhe këshillat e shkrimtarit. Pra, përmban ngjarje dhe udhëzime, të cilat shumë lehtë mund të përdoren nga gjithsecili që është i angazhuar në fushën e PR. Mesazhi i këtij libri qëndron në faktin se asnjë media nuk duhet të anashkalohet duke menduar se s’është mjaftueshëm e famshme apo e madhe, sepse secila e ka ndikimin dhe rolin e vet në shoqëri dhe shpesh herë ndodh që mediat e mëdhaja i marrin idet pikërisht nga blog-s dhe tweets e përditshme.
3. The Strategic Storyteller
Libër nga Alexander Jutkowitz i cili në mënyrë të kuptueshme dhe praktike udhëzon se si duhet bërë një shkrim i mirë, si duhet treguar një ngjarje dhe si duhet bërë komunikimi në ditët e sodit.
4. The PR Masterclass
Autori i këtij libri, Alex Singleton, është gazetar dhe këshilltar për PR, dhe për vet këtë fakt ky libër është jashtëzakonisht i rekomanduar për lexim pasiqë jep udhëzime të bazuara në ngjarje dhe situata të vërteta. Ky libër shpalos sekretet për një PR efektiv dhe si të realizosh një media strategji praktike për produktin apo biznesin tënd.
5. The New Rules of Marketing and PR
Si t’i përdorësh artikujt, publikimet, bllogjet, podcast, marketingun viral dhe Online Media për të arritur deri te blerësit?
Libër nga David Meerman Scott. Udhërrëfyes që tregon hap pas hapi procesin se si të përdorish rrjetin e gjër botëror në favorin tënd, për të krijuar raporte me publikun. Në epokën digjitale çdo kompani duhet të ketë një PR planifikim ku përfshihet strategjia digjitale dhe ky libër është ai adekuati që mund të jap udhëzime për të arritur këtë.
6. Ogilvy on Advertising
Edhe pse ky libër është publikuar në vitin 1963 nga David Ogilvy, shumë nga parimet e paraqitura aty, qëndrojnë akoma edhe në epokën e sodit të marketingut dhe marrëdhënjeve me publikun.
Thënjet më të famshme nga ky libër janë:
“If it doesn’t sell, it isn’t creative.”
“Never stop testing, and your advertising will never stop improving.
“The best ideas come as jokes. Make your thinking as funny as possible.”
7. The Father of Spin: Edward L. Bernays and the Birth of Public Relations
Libër biografik për një nga pionerët e PR – Edward L. Bernays. Për dallin nga librat e tjerë që të mësojnë se Si të….., ky libër ka të bëjë me historinë e këndshme për profesionion, pas leximit të së cilit lexuesi arrin të vlerësojë mënyrën se si PR ndikon në sjelljen e njerëzve. Ky libër të jep shumë përgjigje për gjëra dhe koncepte që sot sundojnë botën. Aty përshkruhet shumë bukur lindja dhe evolucioni i PR si koncept dhe profesion i ditës së sodit, si dhe roli kritik që PR ka pasur në jetën amerikane.
8. Building a Storybrand by Donalld Miller
Ky libër nga Donalld Miller, me gjithë ngjarjet inspiruese që tregon, është shumë i lehtë për tu lexuar dhe njëkohësishtë shumë motivues.
Disa nga idetë e mëdhaja të paraqitura nga Miller janë:
– Heroi është klienti, e jo brendi yt.
– Kompanitë tentojnë të shesin zgjidhje për problemet e jashtme, ndërsa klientët blejnë zgjidhje për problemet e brendshme.
– Klientit nuk janë duke kërkuar një hero, por një udhërrëfyes.