fbpx

Librat kanë pasur gjithmonë një avantazh në kanalizimin e informacionit. Megjithatë, sigurimi i suksesit vjen përmes zgjedhjes së librave  duhur. Më poshtë do të gjeni listën e disa librave të shkruar nga Digital Marketers me famë botërore:

1. Jab, Jab, Jab, Right Hook – Gary Vaynerchuk

Gary Vaynerchuk, i cili ka fituar titullin si “New York Times bestselling author” katër herë, është poashtu investitor i hershëm në organizata si Twitter, Tumblr, Venmo dhe Uber.

Me kompaninë  e tij dixhitale VaynerMedia, ai ka ndihmuar organizatat e Fortune 500 të krijojnë teknikave të ndryshme dixhitale dhe të rrjeteve sociale.

Në këtë libër Gary përshkruan hapat e duhur  për të fituar zemrat e klientëve përmes marketingut në rrjete sociale. Ai ilustron kombinimin perfekt të “punches” dhe “hooks” për të shkaktuar një reagim emocional.

2. Digital Marketing: Strategy, Implementation & Practice – Dave Chaffey & Fiona Ellis

Ky libër është i favorizuar në komunitetin e marketingut dixhital për shkak të zbërthimit të detajuar që jep të secilit hap dhe pjesë të kësaj fushe. Individët që dëshirojnë të mësojnë se si të reklamojnë diçka prej hapave bazë e deri tek trendet e fundit, duhet ta lexojnë këtë libër.

3. Youtility – Jay Baer

Jay Baer, i njohur si pioner i marketingut dixhital, ka këshilluar më shumë se 700 brende, duke përfshirë organizata të Fortune 500, është pronar i blogut Convince and Convert dhe host i podcast-it Social Pros.

I gjithë libri i tij flet  rreth reklamave “të zgjuara” me qëllimin e transformimit të një klienti të njëhershëm në klient afatgjatë. Me shembuj të korporatave të vërteta, ai shpjegon se si blerësit kanë mundësi për të gjetur një produkt të mirëfilltë në kulturën e “hype-filled marketing”.

4. The Social Media Bible: Tactics, Tools, & Strategies for Business Success – Lon Safko

Lon Safko, CEO në Innovative Thinking, ka dy libra që kanë arritur top 3-shen në listën hiteve në Amazon. The Fusion Marketing Bible ishte #3 dhe The Social Media Bible ishte #1.

Ky libër rekomandohet më shumë për ekspertë të marketingut dixhital, firmat, organizatat, sipërmarrjet e vogla ose të mëdha të biznesit pasiqë përfshin të gjitha procedurat, të dhënat dhe strategjitë e reja që pritet të kenë sukses në biznes përmes marketingut në rrjete sociale. 

Secila nga taktikat e kërkuara për marketing përmes Twitter, Google, Yammer, marketingut celular, veglave, plug-ins, aplikacioneve etj. janë në këtë “Bibël të Mediave Sociale”.

5. Epic Content Marketing – Joe Pulizzi

Joe Pulizzi, i njohur si ‘the Godfather of Content Marketing’, është një strateg i marketingut të përmbajtjes që organizon emisionin ‘Content Marketing World’ në Amerikën e Veriut.

Ky libër përmend çdo mjet për krijimin dhe përvetësimin e përmbajtjes duke përcaktuar objektivat, standardet dhe teknikat thelbësore në një mënyrë të thjeshtuar. Ai i jep rëndësi përmbajtjes që blerësit janë gjithmonë të gatshëm ta konsumojnë dhe ndajnë.

6. Permission Marketing – Seth Godin

Seth Godin, themeluesi i Yoyodyne dhe Squidoo, është autor i 18 librave të ndryshëm të përkthyer në më shumë se 35 gjuhë dhe dialekte.

Në këtë libër, ai thotë se reklamuesit duhet të formësojnë mesazhin e tyre sipas dëshirës së klientëve. Ai refuzon idenë e “Interruption Marketing” ku kompanitë ofrojnë produktin apo shërbimin e tyre si një shitës i cili nuk të hiqet qafe. Ky libër thekson se posedimi i lejes së klientit është benefit dhe jo humbje kohe.

7. Hug Your Haters – Jay Baer

Ky libër ofron një përshkrim të shërbimit të duhur ndaj klientit duke udhëzuar se si të adresohen ankesat dhe pakënaqësitë publike dhe private.

Ky libër ju tregon gjithashtu kohën e duhur për t’iu përgjigjur ankesës së klientit dhe si të përdorni mjetet dhe praktikat më të mira për t’i kthyer problemet e kompanisë suaj në zgjidhje fitimprurëse.

Me shumë raste studimore interesante, ky libër do t’ju mbajë të interesuar deri në fund dhe do t’ju mësojë sekretin për të trajtuar “haters” me dhembshuri dhe zgjuarsi.

Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme, sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.

Scroll to top